Escobar nesër në Prishtinë, e fton në takim opozitën

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, nesër do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë. Escobar përveç takimit me krerët shtetërorë, e ka ftuar në takim edhe opozitën. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës të Kosovës, kanë konfirmuar për Klankosova.tv se kryetari i këtij subjekti politik, Lumir […]

Escobar nesër në Prishtinë, e fton në takim opozitën
escobar-neser-ne-prishtine,-e-fton-ne-takim-opoziten

escobar-neser-ne-prishtine,-e-fton-ne-takim-opoziten

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, nesër do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Escobar përveç takimit me krerët shtetërorë, e ka ftuar në takim edhe opozitën.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës të Kosovës, kanë konfirmuar për Klankosova.tv se kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takim.

Në takim me zyrtarin e lartë amerikan do të jetë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramushi Haradinaj.

Kështu kanë bërë të ditur për Klankosova.tv burime brenda kësaj partie, të cilët thanë se ky do të jetë i përbashkët me opozitën.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, ende nuk janë deklaruar rreth pjesëmarrjes të kreut të saj Memli Krasniqit.

Temë e diskutimit të Escobarit, do të jenë çështjet e dialogut dhe e dinarit.

Ardhja e tij në Prishtinë, po bëhet në një kohë kur raportet SHBA – Kosovë janë të tensionuara.