Të hënën Rama pret në Tiranë liderët e Rajonit dhe Oliver Varhelyi , prezenca e Kurtit me pikëpyetje

Ditën e hënë, më 17 korrik, kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë lider të Rajonit si dhe komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Oliver Varhelyi. Burime për “Newsbomb.al” bëjnë me dije se ftesën për takimin që do të mbahet e kanë konfirmuar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, […] The post Të hënën Rama pret në Tiranë liderët e Rajonit dhe Oliver Varhelyi , prezenca e Kurtit me pikëpyetje appeared first on Newsbomb Albania.

Të hënën Rama pret në Tiranë liderët e Rajonit dhe Oliver Varhelyi , prezenca e Kurtit me pikëpyetje

Ditën e hënë, më 17 korrik, kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë lider të Rajonit si dhe komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Oliver Varhelyi.

Burime për “Newsbomb.al” bëjnë me dije se ftesën për takimin që do të mbahet e kanë konfirmuar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç.

Ndërkohë me pikpyetje është prezenca e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili nuk dihet ende nëse do të jetë i pranishëm në këtë takim apo jo.

Kujtojmë se ky takim u paralajmërua më herët edhe nga vetë kryeministri Edi Rama. Gjatë turit të tij Ballkanik, në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, Rama lajmëroi se në Tiranë do të mbahet takimi me diplomatë europianë dhe krerët e vendeve të Ballkanit.

The post Të hënën Rama pret në Tiranë liderët e Rajonit dhe Oliver Varhelyi , prezenca e Kurtit me pikëpyetje appeared first on Newsbomb Albania.