Gërvalla takon kryeparlamentarin e Andorrës, rikonfirmohet angazhimi i përfaqësuesve të saj në KiE për Kosovën

Mbështetja e parezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u rikonfirmua edhe në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës,  Carles Ensenyat Reig. Ministrja Gërvalla në kuadër të vizitës zyrtare në Andorra […]

Gërvalla takon kryeparlamentarin e Andorrës, rikonfirmohet angazhimi i përfaqësuesve të saj në KiE për Kosovën
gervalla-takon-kryeparlamentarin-e-andorres,-rikonfirmohet-angazhimi-i-perfaqesuesve-te-saj-ne-kie-per-kosoven

gervalla-takon-kryeparlamentarin-e-andorres,-rikonfirmohet-angazhimi-i-perfaqesuesve-te-saj-ne-kie-per-kosoven

Mbështetja e parezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u rikonfirmua edhe në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës,  Carles Ensenyat Reig.

Ministrja Gërvalla në kuadër të vizitës zyrtare në Andorra u prit edhe nga Kryetari i Parlamentit, me të cilin diskutuan në detaj për zgjerimin e bashkëpunimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Temë e bisedës ishin edhe zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rrugën e saj integruese drejt mekanizmave ndërkombëtar./Front Online