Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të pezullojë operacionet ushtarake në Gaza

Afrika e Jugut ka akuzar Izraelin për shkelje të Konventës së OKB-së për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke thënë se sulmi i 7 tetorit nga Hamasi nuk mund të justifikojë shkelje të tilla në Rripin e Gazës. “Asnjë sulm i armatosur kundër territorit të një shteti, sado serioz të jetë ai […]

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të pezullojë operacionet ushtarake në Gaza
gjykata-nderkombetare-e-drejtesise-urdheron-izraelin-te-pezulloje-operacionet-ushtarake-ne-gaza

gjykata-nderkombetare-e-drejtesise-urdheron-izraelin-te-pezulloje-operacionet-ushtarake-ne-gaza

Afrika e Jugut ka akuzar Izraelin për shkelje të Konventës së OKB-së për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke thënë se sulmi i 7 tetorit nga Hamasi nuk mund të justifikojë shkelje të tilla në Rripin e Gazës.

“Asnjë sulm i armatosur kundër territorit të një shteti, sado serioz të jetë ai nuk mund të justifikojë  shkelje të konventës,” tha Ministri i Drejtësisë i Afrikës së Jugut, Ronald Lamola, përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, transmeton FrontOnline.

Sipas, gjyqtarëve Izraeli po shkel angazhimet sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për gjenocidin të nënshkuar në 1948, e cila u krijua pas Holokaustit.

Fushata e bombardimeve të Izraelit synon “të shkatërrojë jetën palestineze” dhe po i shtyn palestinezët “në prag të urisë “, i tha gjykatës avokatja afrikano-jugore Adilla Hashim.

“Gjenocidet nuk janë kurrë të paramenduara, por kjo gjykatë ka përpara prova që tregojnë për akte gjenocidale,” tha ajo.

Ndërkohë, Vusi Madonsela, ambasadori i Afrikës së Jugut në Hagë përfundoi ditën e parë të seancës duke detajuar kërkesat e vendit për masa të përkohshme. Ai kërkoi që masat të konsideroheshin “si një çështje ekstreme urgjente”.

Ndër masat e përkohshme të kërkuara përfshijnë:

Që Izraeli të pezullojë operacionet e tij ushtarake në dhe kundër Gazës

Që Izraeli të sigurojë ushtrinë e tij,  dhe çdo grup të lidhur me të të ndalojë çdo operacion ushtarak

Që Izraeli mos të vrarë civilët palestinezë

Që Izraeli të ndalojë zhvendosjen e popullit palestinez nga shtëpitë e tyre dhe të sigurojë që ata të kenë akses në ushqim, ujë, kujdes shëndetësor dhe infrastrukturë bazë

Që Izraeli të ndërmarrë “të gjitha veprimet e arsyeshme brenda fuqisë së tij për të parandaluar gjenocidin”.

Ndërkohë, avokati britanik Vaughan Loëe, i cili përfaqësoi Afrikën e Jugut i bëri thirrje Izraelit të ndalojë operacionin ushtarak.

Ai tha se pa masat e përkohshme, ekziston një “rrezik serioz që të kryhet gjenocid”, prandaj Afrika e Jugut po bën thirrje për “pezullimin e operacioneve ushtarake të Izraelit në dhe kundër Gazës”./FrontOnline/