Haxholli: Bllokimi i autobusëve kosovarë ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje nga Serbia

Në orët e para të së mërkurës mbi 300 qytetarë të Kosovës u bllokuan në pikën kufitarë Serbi-Kroaci. Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, thotë se kjo ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, transmeton Front Online. “Në […]

Haxholli: Bllokimi i autobusëve kosovarë ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje nga Serbia
haxholli:-bllokimi-i-autobuseve-kosovare-ka-ndodhur-ne-shenje-hakmarrjeje-nga-serbia

haxholli:-bllokimi-i-autobuseve-kosovare-ka-ndodhur-ne-shenje-hakmarrjeje-nga-serbia


Në orët e para të së mërkurës mbi 300 qytetarë të Kosovës u bllokuan në pikën kufitarë Serbi-Kroaci.

Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, thotë se kjo ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, transmeton Front Online.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi Haxholli në Facebook.

Haxholli, si dhe qytetarët e bllokuar, kanë konfirmuar se autoritetet serbe ua kanë marrë pasaportat dhe dokumentacionet duke i mbajtur.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shtoi Haxholli.

Ai bëri të ditur se është në pritje të përcjelljes së afërt që të udhëtojë drejt pikëkalimit Batrovci për t’iu gjetur afër qytetarëve.

Sipas njërit prej qytetarëve të bllokuar, janë më shumë se 15 autobusë të ndaluar.