“Hetimet për Banjskën mund të zgjasin tri vjet, aktakuzat nuk mund të ngritën shpejtë”

Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se është koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të filloj me ngritjen e aktakuzave për sulmin në Banjskë ngjalli reagime. Ish-kryetari Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, thotë se nuk mund të ketë ngritje të aktakuzave para një viti pasi që rasti është kompleks. Sipas tij, hetimet […]

“Hetimet për Banjskën mund të zgjasin tri vjet, aktakuzat nuk mund të ngritën shpejtë”
“hetimet-per-banjsken-mund-te-zgjasin-tri-vjet,-aktakuzat-nuk-mund-te-ngriten-shpejte”

“hetimet-per-banjsken-mund-te-zgjasin-tri-vjet,-aktakuzat-nuk-mund-te-ngriten-shpejte”

Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se është koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të filloj me ngritjen e aktakuzave për sulmin në Banjskë ngjalli reagime.

Ish-kryetari Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, thotë se nuk mund të ketë ngritje të aktakuzave para një viti pasi që rasti është kompleks.

Sipas tij, hetimet për këtë sulm mund të zgjasin deri në tri vjet dhe se deklaratat e tilla nga ana e pushtetit janë të dëmshme për vetë procesin hetimor.

“Meqenëse bëhet fjalë për një vepër penale komplekse që kanë ataku vlerat e shtetit rendit kushtetues siguria e Republikes hetimet dojnë kohë dojnë hetime të themelta pastaj këtu janë të përfshirë më shumë se një person Prokuroria ka të qasshëm për momentin shumë pak në paraburgim nr më i madh i tyre është në arrati…për këtë arsye kjo merr kohë edhe ligji e përcakton që hetimet mund të zgjasin 24 muaj përjashtimisht nëse kemi të bëjmë me rast të komplikuar mund të kërkojë afat shtesë edhe një vit afat shtesë te gjyqtari që i bie tre vite hetim. Një qasje e tillë është e dëmshme edhe për institucionet nga vijnë këto deklarime edhe për vetë procesin. Mungesë e njohurive elementare të këtyre çështjeve. Nuk mund të ngritet aktakuzë për të përmbushur kërkesat e ministrit as opinionit publik por vetëm atëherë ku Prokuroria ka siguri prova dhe ka marr në pyetje të gjithë ata që janë involvuar në proces.”, deklaron Hasani.

Edhe profesori i së drejtës penale, Kolë Krasniqi, thotë se hetimet për sulmin në Banjskë janë komplekse dhe se ngritja e aktakuzave të para mund të bëhet shtatë apo tetë muaj pas kryerjes së sulmit. Sipas tij,

Prokuroria nuk duhet të punojë nën presion të kohës apo të politikës.

“Hetimi i sumit në Banjskë është proces shumë kompleks që don profesionalizëm dhe kohë. në asnjë situatë nuk mund të zhvillohen hetime sipërfaqësore…nuk besoj se katër muaj janë të majftueshëm për ngritjen e një aktakuze”./RTV21