Ish-kryeshefi i KQZ-së- Qeverisë: S’është punë e juaja shkarkimi ose dorëheqjet e kryetarëve në veri

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovës ka nisur procedurat për dorëheqjen e kryetarëve në Veri. Ministri Elbert Krasniqi ka sqaruar se Grupi punues i themeluar duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë deri me datën 1 shtator të këtij viti, duke pohuar se kjo do të vlejë për gjithë vendin e jo […]

Ish-kryeshefi i KQZ-së- Qeverisë: S’është punë e juaja shkarkimi ose dorëheqjet e kryetarëve në veri
ish-kryeshefi-i-kqz-se-qeverise:-s’eshte-pune-e-juaja-shkarkimi-ose-doreheqjet-e-kryetareve-ne-veri

ish-kryeshefi-i-kqz-se-qeverise:-s’eshte-pune-e-juaja-shkarkimi-ose-doreheqjet-e-kryetareve-ne-veri

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovës ka nisur procedurat për dorëheqjen e kryetarëve në Veri.

Ministri Elbert Krasniqi ka sqaruar se Grupi punues i themeluar duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë deri me datën 1 shtator të këtij viti, duke pohuar se kjo do të vlejë për gjithë vendin e jo vetëm për veriun.

Mirëpo dikush po e kundërshton nisjen e këtyre procedurave nga Qeveria.

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu, në një intervistë për Front Online thotë se Qeverisë nuk i takon që të merret me procedurat për shkakrkimin ose dorëheqjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

 “Shkarkimi i kryetarëve nuk është punë e Qeverisë. Qeveria nuk i ka ato përgjegjësi”, deklaron ai për Front Online.

 

Baraliu: Shkarkimi i kryetarëve në veri bëhet nga asambletë komunale, e jo nga Qeveria

 

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se shkarkimi bëhet nga asambletë komunale, e jo nga Qeveria

Ai tregon dy mënyra se si duhet ta lirojnë kryetarët shqiptarë pozitën në komunat veriore.

“Me dorëheqje ose shkarkim fillohet atje, e jo nga Qeveria, e pastaj kur ndodh procesi i dorëheqjeve fillojnë afatet ligjore të rrjedhin kushtetuese për presidenten e vendit e cila duhet minimum 30 ditë, maksimum 45 ditë, t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të parakohshme për ato katër komuna. Variacioni i dytë është në bazë të ligjit për qeverisje lokale që 20% e elektoratit të deklarohen përmes një peticioni drejt asamblesë komunale për dorëheqje, gjegjësisht shkarkim të kryetarit përkatës të asaj komune dhe kjo ka procedurë relativisht të komplikuar por që është e paraparë me ligj”, tregon Baraliu për Front Online.

 

Mazllum Baraliu: Qeveria pranoi kushtet për shtenisonim, pasi e kuptoi që nuk ka ku të shkojë

 

Kosova dhe Bashkimi Evropian, janë dakorduar për rrugën që duhet ndjekur për shtensionim të situatës në veri.

Si hap i parë që u plotësua ishte zvogëlimi i pranisë së njësive policore në komunat veriore e më pasë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këto komuna.

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu thotë se vendi është mbështetur për muri.

Sipas tij, Qeveria i pranoi kushtet pasi që e kuptoi se nuk ka ku të shkojë më.

“Qeveria dhe vendi ynë është mbështetur për muri, ne kemi sanksione realisht dhe shumë të dëmshme. Dhe nëse nuk ka fuqi, e ka kuptuar qeveria jonë, dhe institucionet që nuk munden mëtutje të shkojnë, janë detyruar të bëjnë koncesione të kësaj natyre, edhe për ta stabilizuar gjendjen atje, edhe për të vazhduar procesi i dialogut me Serbinë, për ta përmbyllur këtë fazë, atë që quhet dialog për një marrëveshje të ndërmjetme, në  bazë të planit franko gjerman dhe planit zbatimor të Ohrit”, tha ai për Fornt Online.

 

Ish-shefi i KQZ-së: Është e pakuptimtë të shkohet në zgjedhje pa garancë nga BE për pjesëmarrjen e serbëve

 

Ish-Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu thotë se nuk ka asnjë vështirësi mbajtja e zgjedhjeve nëse Beogradi nuk pengon.

“Nëse Beogradi nuk bënë probleme atje qytetarët do të dalin, dhe mendoj që nuk do të ketë ndonjë problem”, tha ai.

Baraliu thotë se duhet të ketë garancë nga bashkësia ndërkombëtare, ndryshe zgjedhjet janë të pakuptimta.

“Por nëse nuk dalin përsëri, është e pakuptimtë që të shkohet në një proces zgjedhor pa pasur garancë nga bashkësia ndërkombëtare të mirëfilltë, jo si ajo e Ohrit që ishte dhënë dhe nuk ishte përmbajtur, dhe pa garancë të Beogradit i cili është shtytës kryesor dhe turbullues i stabilitetit në atë pjesë të vendit”, deklaron ai për Front Online.

Sipas tij, rreziku për mbajtjen e zgjedhjeve në veri është artificialisht i krijuar.

“Nuk ka asnjë rrezik mbajtja e zgjedhjeve në veri. Rreziku atje është artificialisht e tensionuar dhe e krijuar”, deklaron ai për Front Online.

 

Baraliu: Serbia është problem për të gjithë, se ka kuptuar bashkësia ndërkombëtare

 

Ish-Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, thotë se Serbia është problem për të gjithë, por këtë se ka kuptuar bashkësia ndërkombëtare.

Me Serbinë, Baraliu thotë se duhet vetëm me presione e sanksione ndaj saj.

“Serbia është problem jo vetëm për vetveten dhe për ne, Serbia është problem për Ballkanin për Evropën dhe për botën. Këtë nuk e ka kuptuar si duke bashkësia ndërkombëtare as ajo përtej Atlantikut e as kjo pjesë këtu në Evropën kontinentale, që thjesht duhet ndërruar kursin ndaj Serbisë, duhet vetëm me presione dhe sanksione ndaj saj, në mënyrë që të nxjerr diçka dhe atë jo në maksimum”, tha ai për Front Online.

 

 

Mazllum Baraliu: Garniturën e Millosheviqit po e favorizon bota

 

Ish-Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu thotë se gjasat për t’u zgjedhur sërish kryetarë shqiptarë në ndonjë komunë në veri nëse marrin pjesë serbët, janë të vogla.

“Nga dalja në zgjedhje. Në qoftëse dalin qytetarët më shumicë atje që janë të komuniteteve të tjera, sidomos të komunitetit serbë, nuk pritet të ketë një situatë të tillë”, deklaron ai për Front Online.

Ai thotë se kryetarët e zgjedhur në veri po vazhdojnë të pengohen nga Beogradi.

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu thotë se  “garniturën” e Millosheviqit po e favorizon bota.

“I kanë penguar dhe po i pengojnë gjithnjë elementet atje të dirigjuar nga Beogradi, Beogradi zyrtar, e sidomos nga kreatura e Millosheviqit, Është një garniturë e Millosheviqit, atje në krye që është Daciq e Vuciq, e kompania e tyre, para syve të botës, dhe bota jo vetëm që nuk po ndal, por në një mënyrë po i mirëkupton, po i favorizon, sepse Serbia nuk ka sanksione, Kosova ka sanksione”, u shpreh ai për Front Online.

Që nga zgjedhja e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore, simbole të Republikës së Kosovës janë prezentë në hyrje të çdo objekti.

Profesori, Mazllum Baraliu thotë se kjo është e rregulluar me ligj, por se një gjë e tillë nuk është bërë edhe më parë.

“Ligji është zbatuar atje nga këta njerëz. Ligji parasheh se simbolet detyrimisht vendosen në institucionet, dhe zbatohen në institucionet shtetërore publike. Ndërkohë ata e kanë shkelë për çdo ditë kushtetutën, për çdo ditë ligjin, dhe askush s’ka ndërmarrë masa, andaj kësaj radhe askush nuk ka të drejtë t’i thotë Kosovës pse ti po ndërmerrë Kosovës, për të vu rend, dhe rregull”, u shpreh ai për Front Online.

Më 10 korrik, Kosova ka arritur marrëveshje me BE-në për ulje të tensioneve, dhe në të është përfshirë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhje nuk mund të ketë pa shtensionim të plotë të situatës në veri.BE-ja ka bërë thirrje që zgjedhjet në veri të mbahen në një afat sa më të shkurtër kohor.