Ish-ministri i Drejtësisë: I befasuar me shkallën e korrupsionit, të ndalohen deklaratat populliste të Haxhiut për gjyqësorin

Qeveria aktuale në pushtet këtë vit mbush tre vjet qeverisje. Nga shumë premtimet që bëri Vetëvendosja, ndër kryesoret ishte ajo për parandalimin e korrupsionit. Këtë premtim dukët që partia në pushtet nuk e mbajti. Pas tre viteve qeverisje ende po raportohet që shkalla e korrupsionit është e lartë. Kështu të paktën thuhet sipas një raporti […]

Ish-ministri i Drejtësisë: I befasuar me shkallën e korrupsionit, të ndalohen deklaratat populliste të Haxhiut për gjyqësorin
ish-ministri-i-drejtesise:-i-befasuar-me-shkallen-e-korrupsionit,-te-ndalohen-deklaratat-populliste-te-haxhiut-per-gjyqesorin

ish-ministri-i-drejtesise:-i-befasuar-me-shkallen-e-korrupsionit,-te-ndalohen-deklaratat-populliste-te-haxhiut-per-gjyqesorin

Qeveria aktuale në pushtet këtë vit mbush tre vjet qeverisje.

Nga shumë premtimet që bëri Vetëvendosja, ndër kryesoret ishte ajo për parandalimin e korrupsionit.

Këtë premtim dukët që partia në pushtet nuk e mbajti.

Pas tre viteve qeverisje ende po raportohet që shkalla e korrupsionit është e lartë.

Kështu të paktën thuhet sipas një raporti të Transparency International” Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023”.

Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik.

Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri ku Kosova njëjtë si vitin e kaluar ka 41 pikë.

Kosova duhet të punojnë ende në luftimin e korrupsionit, nuk ka gatishmëri politike për të hequr dorë prej ndërhyrjeve në gjyqësor, thuhet në raport.

Ndërhyrjet në gjyqësor duhet të ndalohen nga qeveritarët.

Kështu po thotë në një prononcim për Front Online ish-ministri i Drejtësisë, Jonuz Salihaj.

Ai thotë se është befasuar me radhitjen e Kosovës për shkallën e korrupsionit.

“Jam i befasuar, kemi pritë që shkalla e korrupsionit të ulët por ky raport po tregon që po vazhdon dhe ndërhyrjet në gjyqësor. Çdo deklaratë e qeveritarëve tonë çdo herë është ndërhyrje në gjyqësi. Në mandatin tim asnjëherë nuk kam ndërhyrë, efikasiteti i gjyqësorit lenë për të dëshiruar”, thotë Salihaj.

Sipas Salihajt, këto çështje vetëm me Vetting mund të rregullohen.

Duhet të ndalohen deklaratat popullsitë të ministres Haxhiu për gjyqësorin, thotë Salihajt.

“Ata që janë të korruptuar duhet të dalin para gjykate por kurrsesi të akuzohet gjyqësori është i korruptuar e prokuroria nuk po vepron me procesin e Vettingut rregullohen këto e jo me fjalë me i thumbu me deklarata politike siç e bënë ministrja Haxhiu çdo ditë. Korrupsioni është i rrënjosur thellë në sistem dhe duhet shumë mekanizma efikas për me luftu duhet të ndalohen deklaratat populliste  e të përmirësohemi me ligje të mira”, tha ai për Front Online.

 Kadri Kryeziu: Korrupsioni mund të ndalohet përmes Vettingut, të krijohet mekanizëm sikurse SPAK në Shqipëri

Për raportin e “Transparency International” se shkalla e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar e as ndërhyrjet në gjyqësor, ka folur ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se mungon vetëdija shtetërore e personave që punojnë në institucionet e gjyqësisë.

Ai thotë se ndalimi i korrupsionit vetëm me Vetting mund të bëhet.

“Korrupsioni ekziston në të gjitha shtetet, ne si shtet ndërtim e kemi për detyrë që korrupsionin me ndalu me pika minimale. Mungon vetëdija shtetërore e kombëtare e personave që punojnë në institucionet e shtetit respektivisht me gjyqësi, ende nuk kemi kriju mekanizma për kontrollin e korrupsionit kjo duhet të bëhet me Vettingun ku duhet të krijohet një mekanizëm si në Shqipëri i cili është SPAK”, ka thënë ai.

 Ehat Mifaraj: Partia në pushtet hapur cenon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave tjera

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka folur për Front Online lidhur me publikimin e raportit të “Transparency International”.

Miftaraj thotë se partia në pushtet hapur e cenon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe jo vetëm.

Ai tha se në Kosovë është ndërtuar kultura qeveritare që parimet dhe standardet e përcaktuar me Kushtetutë të mos zbatohen në praktikë.

“Kosova është ndër shtetet që ka një kornizë ligjore të konsoliduar për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin. Poashtu Kosova me Kushtetutë dhe ligj e ka të siguruar ndarjen e pushteteve. Fatkeqësisht, në Kosovë është ndërtuar kultura qeveritare që parimet dhe standardet e larta të përcaktuara më Kushtetutë dhe ligj të mos respektohen dhe zbatohen në praktikë, duke përfshirë kultura kundërkishtetuese ku partia në pushtet hapur cenon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të rregullta përmes deklaratave politike”.

Miftaraj tha se Qeveria aktuale ka pak respekt për sundimin e ligjit.

Ai thotë se lufta e korrupsionit në vend po luftohet nga deklaratat e qeveritarëve kundër gjykatës.

“Lufta kundër korrupsion në Kosovë luftohet vetëm përmes deklaratave publike nga ana e qeveritarëve, përderisa, në rastin e parë kur një zyrtar i lartë ballafaqohet me dyshime për korrupsion, i njëjti mbrohet nga ana e partisë në pushtet e jo rrallë herë edhe nga vet Kryeministri. Raste të tilla janë si rasti i rezervave, rasti i Drejtorit të KEK, e raste të tjera të cilat dëshmojnë se edhe kjo qeveri e promovon kulturën e pandëshkueshmërisë dhe ka pak respekt për sundimin e ligjit dhe qeverisjes së mirë”, ka thënë Miftaraj.

Sipas raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të publikuar këtë vit, vetëm 29 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e sistemit gjyqësor në Kosovë.

Duke parë publikimin e këtij raporti, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një reagim në profilin e saj zyrtar, duke e arsytuar ngecjen sa i përket luftimit të korrupsionit.

““14 shkurti 2021 është momenti i pikëprerjes së qartë me të kaluarën e mendësisë dhe veprimit korruptiv në qeverisje. Qeverisja e re ka dëshmuar se Republika e Kosovës mund të udhëhiqet pa korrupsion dhe ky fenomen mund të luftohet. Dy procese tejet të rëndësishme janë inciuar nga Qeveria Kurti në drejtim të luftimit të pakompromist të krimit dhe korrupsionit, Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Vettingu. Me këto procese sistemi i drejtësisë do të rilegjitimohej e kështu krimi dhe korrupsioni do të luftohej edhe më shumë, ashtu siç me të drejtë kërkojmë dhe ashtu siç me të drejtë presim. Në këto 3 vite të qeverisjes Kosova ka avansuar për 21 vende në luftën ndaj këtyre fenomeneve të këqija, por imagjinoni ku do të jemi si shtet pas aktivizimit të Byrosë dhe procesit të Vettingut. Shumë më mirë”, thuhet në reagim./FrontOnline/