ISP këshillon Kuvendin: Të minimizohen pengesat proceduriale për hetimin e SPAK ndaj deputetëve

Instituti i Studimeve Politike (ISP) përshëndet vendimin e Kuvendit të RSH për miratimin e kërkesës së SPAK për dhënie autorizimi për arrestim/heqje lirie dhe ushtrimin e kontrollit personal/ të banesës për deputetin Arben Ahmetaj. Rasti përbën një prej akuzave më të rënda për një zyrtar të nivelit të lartë dhe një test të rëndësishëm të […] The post ISP këshillon Kuvendin: Të minimizohen pengesat proceduriale për hetimin e SPAK ndaj deputetëve appeared first on Newsbomb Albania.

ISP këshillon Kuvendin: Të minimizohen pengesat proceduriale për hetimin e SPAK ndaj deputetëve

Instituti i Studimeve Politike (ISP) përshëndet vendimin e Kuvendit të RSH për miratimin e kërkesës së SPAK për dhënie autorizimi për arrestim/heqje lirie dhe ushtrimin e kontrollit personal/ të banesës për deputetin Arben Ahmetaj.

Rasti përbën një prej akuzave më të rënda për një zyrtar të nivelit të lartë dhe një test të rëndësishëm të vullnetit politik në parlament për akte kundër korrupsionit. Procedura parlamentare konsumoi një javë kalendarike, përfshirë dy seanca plenare, ndërkohë që deputeti ka njoftuar se është larguar nga Shqipëria duke iu shmangur përgjegjësisë parlamentare dhe hetimeve.

ISP mban shënim faktin se deputeti, ndonëse është nën akuzë dhe i është shmangur drejtësisë dhe ushtrimit të funksionit parlamentar, nuk është pezulluar nga anëtarësia në grupin parlamentar të PS dhe as nga angazhimet e tjera të larta politike në këtë parti.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) apelon Kuvendin që të rishikojë dispozitat rregullatore të brendshme, për të mundësuar qasje shumë më pro aktive në raste të ngjashme, në mënyrë që procedurat teknike të mos keqpërdoren për të penguar ushtrimin e drejtësisë dhe që aktorët politikë, partitë politike, grupet parlamentare dhe deputetët në tërësi, të dëshmojnë qartë vullnetin e tyre kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

Gjithashtu ISP apelon deputetët e përfshirë indirekt në dosjen hetimore, si dhe ata nën hetim për çështje të njëjta ose të tjera në SPAK, të shmangin deklarimet dhe vendimmarrjet që mund të krijojnë konflikt interesi, si dhe nga ana tjetër, diskutimet parlamentare të shmangin përpjekjet për dublim të gjykatave, duke krijuar standarde etike, institucionale dhe integriteti të denja për institucionin e Kuvendit të RSH.

Së fundi, ISP apelon partitë kryesore politike, grupet parlamentare dhe drejtuesit e Kuvendit, të reflektojnë me akte konkrete vendimmarrëse për të krijuar standarde efektive llogaridhënie dhe transparence, për të pranuar dhe marrë përgjegjësi, si dhe për të dëshmuar vullnet të qartë politik e institucional kundër korrupsionit, abuzimit me pushtetin, arrogancës dhe veprimeve që dëmtojnë besimin tek demokracia dhe imazhin e vendit.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

The post ISP këshillon Kuvendin: Të minimizohen pengesat proceduriale për hetimin e SPAK ndaj deputetëve appeared first on Newsbomb Albania.