Votimet në veri/ Kryetarët pesimist për shkarkimet, njohësit e konsiderojnë “test” procesin

Me 21 prill të këtij viti, votuesit e katër komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, do të kenë mundësi për të votuar pro apo kundër largimit të kryetarëve nga detyra. Ky votim do të realizohet në 44 qendra të votimit.   Kryetari i Zubin Potokut: Nuk besoj se do të ketë sukses […]

Votimet në veri/ Kryetarët pesimist për shkarkimet, njohësit e konsiderojnë “test” procesin
votimet-ne-veri/-kryetaret-pesimist-per-shkarkimet,-njohesit-e-konsiderojne-“test”-procesin

votimet-ne-veri/-kryetaret-pesimist-per-shkarkimet,-njohesit-e-konsiderojne-“test”-procesin

Me 21 prill të këtij viti, votuesit e katër komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, do të kenë mundësi për të votuar pro apo kundër largimit të kryetarëve nga detyra.

Ky votim do të realizohet në 44 qendra të votimit.

 

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk besoj se do të ketë sukses votimi për shkarkimin tim

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një prononcim për Front Online shprehet i bindur se peticioni për largimin e kryetarëve të verirore nuk do të ketë sukses.

Për Zeqirin, ky peticion do të dështoj, por që sipas tij janë duke ndjekur zhvillimet që po ndodhin rreth këtij procesi.

Unë besoj se kjo nuk do të ketë sukses edhe do të vazhdoj, por si do që të jetë ne jemi duke i përcjellur këto zhvillime. Unë nuk besoj se do të ketë sukses ky far peticioni’’ thotë ai për Front Online.

Ndërsa sa i përket kandidaturës së tij që të jetë prap kandidat për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, në rast se votohet pro shkarkimit të tij, Zeqiri thotë se është akoma herët të bisedohet për të.

”Momentalisht e konsideroj si të hershme me bisedu për kandidaturën time. Unë mendoj edhe besoj se nuk  të kenë sukses sa i përket Komunës së Zubin  Potokut, por ne do i përcjellim rregullat dhe ligjet. Unë që nga fillimi jam deklaruar se kur janë në pyetje shkarkimet, apo ndonjë zgjidhje tjetër siç është ajo me  dorëheqjet kur janë me marrëveshje politike unë do t’i respektoja” u shpreh Zeqiri për FrontOnline.

Baraliu: Zgjedhjet në veri janë test, nëse dalin mbi 51% i bie se Beogradi dhe Lista Serbe kanë ende ndikim në veri

Ndërkohë, ish-kreu i KQZ-së dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu në një prononcim për FrontOnline e ka konsideruar si test mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Ai konsideron se kanë ndryshuar rrethanat dhe se disponimi nuk është sikurse zgjedhjeve të fundit.

 ‘’Nuk dihet, nuk ka ndonjë barometër se si do të shkoj ajo punë, sepse kanë ndryshuar rrethanat, si duket edhe disponimi i gjendjes paraprake i zgjedhjeve të fundit, kur Lista Serbe, me terrore, presione, blerje të votave ka bërë që pjesa dërrmuese me 80-90% i qytetarëve të dalin në zgjedhje atje dhe kësaj here është më vështirë sepse konfiguracioni ka ndryshuar, por të shohim’’, shprehet ai për Front Online.

 

Për Baraliun këto zgjedhje do të tregojnë se sa ka arritur Qeveria Kosovës që ta bindë popullatën e asaj pjese për integrim dhe cili do të ishte roli i Listës Serbe dhe Beogradit në atë pjesë pas këtyre zgjedhjeve.

‘’Nëse dalin 50+1% i bie se Lista Serbe dhe Beogradi kanë akoma ndikim atje dhe ky është dështim i Qeverisë dhe institucioneve tona pasi nuk kanë arritur ta bindin popullatën atje që ata duhet të integrohen dhe t’i besojnë institucioneve e sidomos pas gjithë atyre akteve dhe atyre gjërave që Serbia bëri në Veri. Ky është testi, sepse atje asnjëherë nuk ka pasur zgjedhje të lira e as demokratike, ka pasur abuzim dhe pas këtij testi do të shihet se kah po shkon ajo pjesë e vendit dhe sa po ka efekt ndërhyrja brutale dhe destruktive e Serbisë në atë pjesë të vendit’’ u shpreh Baraliu për Front Online.

FrontOnline ka provuar të merr përgjigje edhe nga kryetari i Mitrovicës Jugore, Zveçanit dhe ai i Leposaviqit, por që të tre nuk janë përgjigjur në thirrjet telefonike e as mesazhet e dërguara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën me 44 Qendra të Votimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Sipas listës së miratuar nga KQZ, e cila përfshin të dhënat e detajuara për vendndodhjen e saktë të tyre, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 18, në Zubin Potok 12, në Zveçan 7 dhe në Mitrovicën e Veriut 7.

Kësaj here, ndryshe nga viti i kaluar, procesi i votimit do të mbahet nëpër shkolla.