KQZ-ja lanson fushatën informuese “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit” brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lansojë shërbimin e përhershëm përmes së cilit do të bëhet e mundur që qytetarët me të drejtë vote që votojnë në Republikën e Kosovës ta gjejnë dhe nëse duan edhe ta ndërrojnë Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre. Sipas njoftimit të KQZ-së, ofrimi i një shërbimi të tillë […]

KQZ-ja lanson fushatën informuese “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit” brenda komunës
kqz-ja-lanson-fushaten-informuese-“gjej-dhe-nderro-qendren-e-votimit”-brenda-komunes

kqz-ja-lanson-fushaten-informuese-“gjej-dhe-nderro-qendren-e-votimit”-brenda-komunes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lansojë shërbimin e përhershëm përmes së cilit do të bëhet e mundur që qytetarët me të drejtë vote që votojnë në Republikën e Kosovës ta gjejnë dhe nëse duan edhe ta ndërrojnë Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre.

Sipas njoftimit të KQZ-së, ofrimi i një shërbimi të tillë është në kuadër të përmbushjes së detyrimeve që dalin nga Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme që u miratua nga Kuvendi i Kosovës gjatë verës së këtij viti.

Po sipas KQZ-së, ky shërbim i KQZ-së do të jetë i përhershëm, çka do të thotë se votuesit do të kenë mundësi që të njoftohen lidhur me qendrat e votimit dhe të kërkojnë ndërrimin e tyre edhe në vitet jozgjedhore.

Publikimi i të gjitha detajeve do të bëhet gjatë konferencës për media nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe Zëdhënësi, Valmir Elezi.