Kryesuesi i delegacionit të BeH: Qytetarët meritojnë mundësitë e KiE-së

Sasha Magazinoviq, i cili kryeson delegacionin e BeH në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se të gjithë qytetarët e meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës. Ai deklaroi se të gjithë qytetarët e meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës. “Sot në Strasburg shprehim mendimin tonë për anëtarësimin e Kosovës në […]

Kryesuesi i delegacionit të BeH: Qytetarët meritojnë mundësitë e KiE-së
kryesuesi-i-delegacionit-te-beh:-qytetaret-meritojne-mundesite-e-kie-se

kryesuesi-i-delegacionit-te-beh:-qytetaret-meritojne-mundesite-e-kie-se

Sasha Magazinoviq, i cili kryeson delegacionin e BeH në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se të gjithë qytetarët e meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës.

Ai deklaroi se të gjithë qytetarët e meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës. “Sot në Strasburg shprehim mendimin tonë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse miratojmë këtë opinion, supozohet që të merret një vendim përfundimtar në mes të majit, i cili është nën juridiksionin e Komitetit të Ministrave, ku shtetet anëtare përfaqësohen nga ministra të jashtëm ose përfaqësues të përhershëm diplomatikë në Strasburg”, ka shkruar ai në ‘X’.

Magazinoviq, tha se ai në do të votojë duke u bazuar në bindjen se të gjithë qytetarët e Kosovës i meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës, që si shqiptarët, edhe serbët dhe të gjithë të tjerët më në fund të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të jetuar në një shoqëri më të avancuar demokratikisht sesa është sot dhe për të ndjerë përparim në shtetin e së drejtës.

“Vetë opinioni thotë se votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk paragjykon qëndrimet e shteteve anëtare individuale lidhur me statusin e Kosovës. Dëshiroj që Bosnja dhe Hercegovina ta konfirmojë sa më shpejt marrëveshjen nga procesi i Berlinit, e cila parasheh lëvizje vetëm me letërnjoftime në rajonin tonë, dhe në këtë mënyrë t’i afrojë qytetarët e Kosovës dhe vendit tonë, si shtetet tjera. duke përfshirë edhe Serbinë, kanë bërë tashmë”, tha ai.