Kryhet me sukses intervenimi i rrallë te një 5 vjeçar ishte i diagnostikuar me veshkë jofunksionale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se më 20 dhjetor është kryer me sukes një intervenim te një fëmijë 5 vjeçar- Nefrektomia laparoskopike- “Laparoscopic Nephrectomy Ribbon Technique”. Fëmija ka qenë i diagnostikuar me veshkë jofunksionale si pasojë e hidronefrozës së gradës së katërt. Njoftimi i plotë: Për herë të parë, me datë […]

Kryhet me sukses intervenimi i rrallë te një 5 vjeçar ishte i diagnostikuar me veshkë jofunksionale
kryhet-me-sukses-intervenimi-i-rralle-te-nje-5-vjecar-ishte-i-diagnostikuar-me-veshke-jofunksionale

kryhet-me-sukses-intervenimi-i-rralle-te-nje-5-vjecar-ishte-i-diagnostikuar-me-veshke-jofunksionale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se më 20 dhjetor është kryer me sukes një intervenim te një fëmijë 5 vjeçar- Nefrektomia laparoskopike- “Laparoscopic Nephrectomy Ribbon Technique”.

Fëmija ka qenë i diagnostikuar me veshkë jofunksionale si pasojë e hidronefrozës së gradës së katërt.

Njoftimi i plotë:

Për herë të parë, me datë 20.12.2023, është realizuar me sukses, Nefrektomia laparoskopike- “Laparoscopic Nephrectomy Ribbon Technique”, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, nga ekipi i kirurgëve pediatrik në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.

Intervenimi është realizuar tek një fëmijë i moshës 5 vjeçare me inicialet A.S, i diagnostikuar me veshkë jo funksionale si pasojë e hidronefrozës së gradës së katërt.

Javë më parë, gjithashtu është realizuar për të tretën herë një tjetër rast sfidues “Laparascopic assisted pull through” në një fëmijë të moshës 1 vjeçar me sëmundjen e Hirschsprung-ut (megakoloni kongjenital).

Raste të tilla sfiduese të cilat kryhen në qendra të specializuara dhe me përvojë, janë realizuar me sukses të plotë edhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, ku për mbi 4 vjet, janë realizuar intervenime laparaskopike tek fëmijët me patologji te ndryshme si: testisi intraabdominal, varikocela e testisit, divertikuli i Meckeli-it, tumoret e vezoreve, ciste e veshkës, apendektomia laparoskopike, kolecistektomia laparoskopike dhe Cista e Ekinokokut të Mëlçisë.

Me avancimin e mëtutjeshëm të “Kirurgjisë Minimale Invazive” do të mund të trajtohen shumica e patologjive me intervenimeve laparaskopike në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në ShSKUK.