Kurti për autostradën Gjilanit: U kryen mbi 75% e punimeve, kemi ndarë buxhetin për të vazhduar drejt Dheut të Bardhë

Kryeministri Albin Kurti deklaron se autostrada e Gjilanit është kryer mbi 75%. “Anamoravën po e lidhim me Prishtinën përmes autostradës Gjilan – Prishtinë, në të cilën mbi 75% të punimeve kanë përfunduar dhe tashmë kemi ndarë buxhetin për të filluar vitin tjetër me ndërtimin e autostradës nga Gjilani deri tek Dheu i Bardhë”, është shprehur […]

Kurti për autostradën Gjilanit: U kryen mbi 75% e punimeve, kemi ndarë buxhetin për të vazhduar drejt Dheut të Bardhë
kurti-per-autostraden-gjilanit:-u-kryen-mbi-75%-e-punimeve,-kemi-ndare-buxhetin-per-te-vazhduar-drejt-dheut-te-bardhe

kurti-per-autostraden-gjilanit:-u-kryen-mbi-75%-e-punimeve,-kemi-ndare-buxhetin-per-te-vazhduar-drejt-dheut-te-bardhe

Kryeministri Albin Kurti deklaron se autostrada e Gjilanit është kryer mbi 75%.

“Anamoravën po e lidhim me Prishtinën përmes autostradës Gjilan – Prishtinë, në të cilën mbi 75% të punimeve kanë përfunduar dhe tashmë kemi ndarë buxhetin për të filluar vitin tjetër me ndërtimin e autostradës nga Gjilani deri tek Dheu i Bardhë”, është shprehur Kurti.

Ai ka folur edhe për projekte të tjera rrugore nëpër Kosovë, për rrugën Prishtinë-Podujevë ai tha se “punimet po vijojnë me intensitet meritor”.

“Për përfundimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, e cila ka filluar në vitin 2009 dhe është përcjellë me shumë shkelje dhe keq menaxhim, tashmë kemi përzgjedhur kompaninë mbikëqyrëse ndërkombëtare dhe jemi afër përzgjedhjes së kontraktorit i cili do të bëjë ndërtimin e rrugës. Gjithashtu, jemi angazhuar maksimalisht për gjetjen e zgjidhjes së problemeve pronësore në mënyrë që gjatë vitit të ardhshëm ta përfundojmë aksin rrugor Dollc – Gjakovë..”është shprehu ai ndër të tjera.

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar në Facebook edhe për tri projektet e infrastrukturës, për të cilat thotë se tashmë janë nënshkruar marrëveshje bashkë punimi me qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe hapat e parë drejt realizimit të tyre kanë marrë kahje e duhur.

“Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës Prishtinë-Durrës. Tetova do të jetë edhe më afër falë rrugës së re Prizren-Tetovë, që do të kalojë mes për mes malit të Vërtopit. Ndërsa banorët e Rozhajës dhe Plavës, do të mund të udhëtojnë më lehtë në drejtim të Pejës dhe Deçanit me projektet rrugore që e ndërlidhin Kosovën me Malin e Zi”, është shprehur ai.

Postimi i tij i plotë: