Varhelyi: Të përkushtuar për zbatim të shpejtë të strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli, ka thënë dje se ka folur me kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor për përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon. Liderët e rajonit kanë biseduar në kuadër të një takimi joformal të udhëheqësve […] The post Varhelyi: Të përkushtuar për zbatim të shpejtë të strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor appeared first on Newsbomb Albania.

Varhelyi: Të përkushtuar për zbatim të shpejtë të strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli, ka thënë dje se ka folur me kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor për përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.

Liderët e rajonit kanë biseduar në kuadër të një takimi joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Tiranë. Takimi është organizuar nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Pjesë e takimit kanë qenë: kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo. Ndërsa kryeministri i i Kosovës Albin Kurti nuk mori pjesë. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu,  bëri të ditur se kryeministri ka angazhime tjera në Greqi.

“Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, ka shkruar ai në Facebook.

The post Varhelyi: Të përkushtuar për zbatim të shpejtë të strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor appeared first on Newsbomb Albania.