Ky mund të jetë pasuesi i Kloopit te Liverpooli

Trajneri aktual i Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim mund të jetë pasuesi i Jurgen Kloop te Liverpooli. Të paktën kështu raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili thekson se Amorim do të jetë një opsion pasi të Kuqtë nuk do të presin më për Xabi Alonson. Alonso, i cili është duke e drejtuar Bayer […]

Ky mund të jetë pasuesi i Kloopit te Liverpooli

Trajneri aktual i Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim mund të jetë pasuesi i Jurgen Kloop te Liverpooli.

Të paktën kështu raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili thekson se Amorim do të jetë një opsion pasi të Kuqtë nuk do të presin më për Xabi Alonson.

Alonso, i cili është duke e drejtuar Bayer Leverkusenin drejt titullit të parë në Bundesliga, ka oferta nga shumë klube.

Ndër to është edhe Real Madridi, ku ish-mesfushori ka bërë karrierë, ndonëse ai pritet të qëndrojë në Leverkusen deri në verën e vitit 2025, me klauzolë të lirimit.

Përndryshe, Amorim është duke shkëlqyer më Sportingun, pasi po udhëheqë Ligën e Portugalisë, me 65 pikë të grumbulluara, me një pikë më shumë se përcjellësi i dytë, Benfica.