LVV: Vendimi i Komerciales për “Rrugën A”, pasojë e qasjes anti-ligjore të Përparim Ramës
Edhe Lëvizja Vetëvendosje qendra e Prishtinës ka reaguar pasi Gjykata Komerciale vendosi ndalimin e punimeve për “Rugën A”. Përmes një reagimi në Facebook, LVV ka thënë se vendimi i sotëm i Komerciales është pasojë e “qasjes anti-institucionale dhe anti-ligjore të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës”. LVV thotë se edhe OJQ-të kanë shprehur dyshime në lidhje […]
Edhe Lëvizja Vetëvendosje qendra e Prishtinës ka reaguar pasi Gjykata Komerciale vendosi ndalimin e punimeve për “Rugën A”.
Përmes një reagimi në Facebook, LVV ka thënë se vendimi i sotëm i Komerciales është pasojë e “qasjes anti-institucionale dhe anti-ligjore të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës”.
LVV thotë se edhe OJQ-të kanë shprehur dyshime në lidhje me procedurat për ndërtimin e kësaj rruge.
“Janë të freskëta reagimet e shumta që janë bërë nga organizata joqeveritare që përcjellin aktivitetet e prokurimit në Komunën e Prishtinës dhe mediat e vendit kur është shpallur fituesi i këtij projekti. Edhe ne si LVV, përmes asamblistëve tanë në Kuvendin Komunal, kemi shprehur dyshimet tona në lidhje me procedurat dhe kemi bërë thirrje për transarencë e zbatim të normave ligjore”.