Milan godet në cak, transferon talentin e madh argjentinas

Luka Romero është transferimi i radhës për Milanin Talenti argjentinas, Luka Romero, do të jetë pjesë e klubit italian, Milan, nga sezoni i ri. Sulmuesi 18 vjeçar ka qenë në Serie A nga viti 2021, si pjesë e Lazios, ndërsa tani do të ngritet në nivel klubi. Fabrizio Romano njofton se palët kanë arritur marrëveshje […]

Milan godet në cak, transferon talentin e madh argjentinas

Luka Romero është transferimi i radhës për Milanin

Talenti argjentinas, Luka Romero, do të jetë pjesë e klubit italian, Milan, nga sezoni i ri.

Sulmuesi 18 vjeçar ka qenë në Serie A nga viti 2021, si pjesë e Lazios, ndërsa tani do të ngritet në nivel klubi.

Fabrizio Romano njofton se palët kanë arritur marrëveshje dhe dokumentacioni është gati për t’u nënshkruar.

Romero do t’i bashkohet Milanit si lojtar i lirë, ndërsa do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

Argjentinasi është futbollisti i radhës, pas Marco Sportiello e Ruben Loftus Cheek, që do ta veshin fanellën e Rossonerëve.