Nga 18 deri më 24 prill NTP me dy linja të reja autobusësh për Panairin e Librit në Shkup

Ndërmarrja e transportit publik (NTP) njofton se nga e enjtja do të hapen linja shtesë për shkak të Panairit Ndërkombëtar të Librit që do të mbahet në qendrën sportive “Boris Trakovski”, transmeton Portalb.mk. Për të lehtësuar qasjen e vizitorëve në transportin e rregullt të linjës, do të lëshohen linjat “100” dhe “200”, njëra prej të […]

Nga 18 deri më 24 prill NTP me dy linja të reja autobusësh për Panairin e Librit në Shkup
Komunikacion, vetura, analiza ekonomike, trafik, autobus, NQP NTP

Ndërmarrja e transportit publik (NTP) njofton se nga e enjtja do të hapen linja shtesë për shkak të Panairit Ndërkombëtar të Librit që do të mbahet në qendrën sportive “Boris Trakovski”, transmeton Portalb.mk.

Për të lehtësuar qasjen e vizitorëve në transportin e rregullt të linjës, do të lëshohen linjat “100” dhe “200”, njëra prej të cilave do të niset nga Novo Lisiçe dhe tjetra nga Deksion. Të dyja linjat do të funksionojnë deri më datë 24 të këtij muaji dhe biletat për shfrytëzimin e tyre do të kushtojnë sipas çmimores për shfrytëzimin e transportit publik.
Orari i linjës “100” (Novo Lisiçe – QS “Boris Trajkovski”) Nga Novo Lisiçe: 11:20, 12:20, 13:40, 15:00, 16:20, 17:40.

Nga QS “Boris Trajkovski”: 11:40, 13:00, 14:20, 15:40, 17:00, 18:20.

Rruga e lëvizjes: rruga “Fevruarski pohod”, Bulevardi “V. Smilevski Bato”, Bulevardi “Jane Sandanski”, Bulevardi “K. Josifovski Pitu”, Bulevardi “Koço Racin”, rruga “11 Tetori”, rruga “Dimitrie Çupovski”, Bulevardi “Rr. Klimenti i Ohri”, bulevardi “Aradhat partizane”, rruga “Bledski dogor”, QS “Boris Trajkovski” dhe anasjelltas në të njëjtën trase.

Orari i linjës “200” (Deksion-QS “Boris Trajkovski”)

Nga Deksion: 11:20, 12:40, 14, 15:20, 16:40, 18:00.

Nga QS  “Boris Trajkovski”: 12:00, 13:20, 14:40, 16:00, 17:20, 18:40.

Rruga e lëvizjes: rruga “Cërnogorska”, rruga “Kuzman Shapkarev”, rruga “Gjorçe Petrov”, bulevardi “Aradhat partizane”, rruga “Bledski dogor”, QS “Boris Trajkovski” dhe anasjelltas në të njëjtën trase.