Nuk ka asnjë provë që Zelenski ka blerë një vilë nga mbreti britanik Çarls III për 20 milionë dollarë

EUvsDisinfo shkruan se, “asnjë media e vetme serioze nuk raportoi për këtë pretendim të pabazë, i cili u përhap ekskluzivisht nga profilet pro Kremlinit dhe llogaritë e mediave sociale”. Burimi i vetëm për këtë histori dezinformative dyshohet se është një media britanike, e krijuar disa ditë përpara se të publikohej historia, e quajtur London Crier, […]

Nuk ka asnjë provë që Zelenski ka blerë një vilë nga mbreti britanik Çarls III për 20 milionë dollarë
Presidenti i Ukrainës - Volodimir Zelenski. Foto: Ueb-faqja e Presidencës së Ukrainës

EUvsDisinfo shkruan se, “asnjë media e vetme serioze nuk raportoi për këtë pretendim të pabazë, i cili u përhap ekskluzivisht nga profilet pro Kremlinit dhe llogaritë e mediave sociale”. Burimi i vetëm për këtë histori dezinformative dyshohet se është një media britanike, e krijuar disa ditë përpara se të publikohej historia, e quajtur London Crier, e cila u vlerësua nga anëtarët e BBC Verify – ekipi verifikues i transmetuesit publik në Mbretërinë e Bashkuar – si një “faqe dezinformuese ruse e cila përdor inteligjencën artificiale për të publikuar histori krejtësisht të rreme dhe të fabrikuara për Ukrainën”, shkruan Vërtetmatësi.

Po analizojmë një postim në Facebook që pretendon se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka blerë një shtëpi (vilë) luksoze nga mbreti britanik Charles III për 20 milionë dollarë.

Nëse është e vërtetë ajo që raportuan mediat britanike, atëherë është vërtet e mundur të jetosh me luks nga komedia. Thonë se e ka blerë për disa “kohë më të mira”, sigurisht nëse mbijeton. Për mendimin tim, nëse rusët nuk e vrasin, në një moment do ta bëjnë shefat e tij (cia, mi-6… Ah po, Ukraina zyrtare e mohon dhe si zakonisht fajëson Rusinë për këtë dhe sapo e përmend dikush Rusinë në perëndim dhe në severxhanistan, drita e kuqe ndizet dhe fillojnë ankesat, sulmet, fshirja e postimeve, kërcënimet, ndalimet, CENZURAT, etj., thuhet në njoftim.

Postimi shpërndan një foto të një artikulli nga një gazetë e supozuar britanike, London Crier, e cila përcjell informacione për shtëpinë për të cilën dyshohet se është e Zelenskit.

Gazeta britanike London Crier raportoi se Highgrove House, të cilën Princi Charles e ka përdorur si një rezidencë fshati që nga viti 1980 pas 44 vitesh në pronësi të kurorës, i është shitur presidentit të Ukrainës, së bashku me parkun përreth. Grant Harold, një ish-shërbimtar i mbretit, pohoi në një deklaratë për gazetën se, sipas informacioneve të tij, transaksioni i shitjes u përfundua më 29 shkurt 2024, gjatë një vizite të gruas së Zelenskit në Mbretërinë e Bashkuar. Shitja e Highgrove House u konfirmua edhe nga anëtarët e stafit të mirëmbajtjes së ish-rezidencës mbretërore. Shumica e tyre janë shkarkuar më 21 mars 2024, thuhet në analizën e EUvsDisinfo.

Asnjë provë nuk është ofruar për të mbështetur pretendimin, i cili është pa dyshim i rremë, shkruajnë verifikuesit e fakteve të EUvsDisinfo. Nuk ka asnjë të dhënë për Grant Haroldin, i cili pretendon të ketë qenë shërbëtori i mbretit Çarls për shumë vite, ose ndonjë anëtar tjetër i shërbimit të Mbretit ose i rrethimit që diskuton këtë temë.

Asnjë media serioze nuk raportoi për këtë pretendim të pabazë, i cili u përhap ekskluzivisht nga profilet pro-Kremlinit dhe llogaritë e mediave sociale, shtuan në EUvsDisinfo në analizën e tyre.

Burimi i vetëm për këtë histori dezinformative dyshohet se është një media britanike, e krijuar disa ditë përpara se të publikohej historia, e quajtur London Crier, e cila u vlerësua nga anëtarët e BBC Verify – ekipi verifikues i transmetuesit publik në Mbretërinë e Bashkuar – si një “faqe dezinformuese ruse e cila përdor inteligjencën artificiale për të publikuar histori krejtësisht të rreme dhe të fabrikuara për Ukrainën”· Qendra Anti-Dezinformative e Ukrainës gjithashtu e identifikoi të gjithë historinë si të rreme.

Kjo histori duket të jetë pjesë e një fushate të gjerë dezinformimi të Kremlinit që synon të portretizojë udhëheqjen ukrainase si të korruptuar, me qëllimin përfundimtar të minojë mbështetjen ndërkombëtare për mbrojtjen e Kievit kundër agresionit rus. Kjo fushatë shpesh përdor histori të fabrikuara dhe akuza të falsifikuara kundër presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

Vërtetmatësi ka shkruar tashmë për dezinformatat se Zelenski ka blerë dy jahte me vlerë 75 milionë dollarë.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.