Edi Rama flet nga Kosova: Unë s’kam parti të regjistruar në Kosovë, Albinin e prita për drekë

Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një intervistë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Klan Kosova, në kuadër të qëndrimit të tij në Prishtinë për turin ballkanik që ka nisur. Ai ka folur mes të tjerash dhe për Albin Kurtin. “Shqipëria nuk është një parti politike këtu në Kosovë. Unë personalisht nuk kam parti politike […] The post Edi Rama flet nga Kosova: Unë s’kam parti të regjistruar në Kosovë, Albinin e prita për drekë appeared first on Newsbomb Albania.

Edi Rama flet nga Kosova: Unë s’kam parti të regjistruar në Kosovë, Albinin e prita për drekë

Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një intervistë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Klan Kosova, në kuadër të qëndrimit të tij në Prishtinë për turin ballkanik që ka nisur. Ai ka folur mes të tjerash dhe për Albin Kurtin.

“Shqipëria nuk është një parti politike këtu në Kosovë. Unë personalisht nuk kam parti politike të regjistruar këtu në Kosovë. Madje, madje, kur Albini ka ardhur në Shqipëri për të nisur fushatën elektorale me një parti të regjistruar në Shqipëri e cila garonte kundër partisë sime, unë Albinin e prita për drekë. Dhe nuk kemi pas asnjë problem, dhe s’ia kam ngritur si çështje se ‘si vjen ti këtu e bën fushatë kundër meje dhe do takim’. Absolutisht jo”, u shpreh Edi Rama në emisionin Rubikon.

I pyetur për takimin me homologun Albin Kurti, ai tha se ka kërkuar disa herë të komunikonin dhe të takoheshin, por kjo ka qenë e vështirë dhe nuk ka ndodhur.

“Nuk kam ardhur të shpjegoj, ta interpretoj qëndrimin e Albinit. Gjëja me e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen, të flasin, për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar mbase e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Kemi komunikuar, në fakt jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë ë vështirë”, vijoi Edi Rama.

© Pamje nga llogaria publike e kryeministrit Edi Rama ne Meta/Facebook

 

The post Edi Rama flet nga Kosova: Unë s’kam parti të regjistruar në Kosovë, Albinin e prita për drekë appeared first on Newsbomb Albania.