Pamje me VIDEO, momenti kur Njësia Speciale arreston serbin e dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar një nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic- Llule. Arrestimin e tij e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se i njëjti person ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë […]

Pamje me VIDEO, momenti kur Njësia Speciale arreston serbin e dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar një nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic- Llule.

Arrestimin e tij e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se i njëjti person ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Ministri Sveçla njoftoi se gjatë arrestimit të tij, zyrtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar, ku tre prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic-Llune. Sipas Ministrit të Brendshëm të Kosovës, i dyshuari është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësi i bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar veriun.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset”, tha mes tjerash Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Nga ana tjetër, në veri të vendit, të martën janë dëgjuar sërish sirenat e alarmeve, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.