Pas përfundimit të takimit, Rama poston foto me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Varhelyi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të takimit informal që ka zhvilluar sot me liderët e Rajonit dhe Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, në kuadër të Planit të Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Më lllogarinë e tij në “Facebook”, Rama ka postuar një […] The post Pas përfundimit të takimit, Rama poston foto me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Varhelyi appeared first on Newsbomb Albania.

Pas përfundimit të takimit, Rama poston foto me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Varhelyi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të takimit informal që ka zhvilluar sot me liderët e Rajonit dhe Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, në kuadër të Planit të Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Më lllogarinë e tij në “Facebook”, Rama ka postuar një foto ku shihet me Oliver Varhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç

Rama thekson se ky takim informal u mbajt lidhur me Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi????????Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović???????? Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski???????? dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić”, shkruan Rama.

© Postimi i Kryeministrit Edi Rama

LEXO EDHE: Prej orësh në “Vilën 30”, përfundon takimi i Ramës me krerët e Ballkanit dhe Varhelyin

The post Pas përfundimit të takimit, Rama poston foto me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Varhelyi appeared first on Newsbomb Albania.