Përfundon “pa marrëveshje” takimi i Kurtit me Njësitë Elitare të Policisë së Kosovës

Pa asnjë marrëveshje ka përfunduar takimi i sotëm i përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervistuese të Policisë së Kosovës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mëson Gazeta Online Reporteri.net nga burimet. Shefi i ekzekutivit nuk u ka “premtuar” policëve plotësimin e kërkesave të tyre.  Në këtë takim u diskutua lidhur me pagat dhe shtesat për rrezikshmëri […]

Përfundon “pa marrëveshje” takimi i Kurtit me Njësitë Elitare të Policisë së Kosovës
perfundon-“pa-marreveshje”-takimi-i-kurtit-me-njesite-elitare-te-policise-se-kosoves

perfundon-“pa-marreveshje”-takimi-i-kurtit-me-njesite-elitare-te-policise-se-kosoves

Pa asnjë marrëveshje ka përfunduar takimi i sotëm i përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervistuese të Policisë së Kosovës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mëson Gazeta Online Reporteri.net nga burimet. Shefi i ekzekutivit nuk u ka “premtuar” policëve plotësimin e kërkesave të tyre. 

Në këtë takim u diskutua lidhur me pagat dhe shtesat për rrezikshmëri të Policëve Elitarë të Kosovës, për të cilat këta të fundit protestuan para Kryeministrisë javë më parë. Qeveria e Kosovës, së shpejti do të dalë me një njoftim për media lidhur me takimin.

Sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës, pjesëtarët e njësive elitare (Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt) do t’i marrin nga 150 euro shtesë në pagën bazë.

Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar nga burimet brenda Policisë së Kosovës se gjatë ditëve në vijim, njësitë elitare të Policisë, pritet të koordinohen për hapat e mëtejshëm pas mosarritjes së marrëveshjes me Kryeministrin Kurti, dhe se të njëjtit mbeten të pa lëkundur ndaj kërkesave të tyre për Qeverinë.

Takimi i sotëm që nisi në orën 16:00, zgjati për më shumë se 3 orë. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.