Përzgjedhja e dostit të Kurtit zëvendësguvernator s’iu pëlqeu as britanikëve- A u kurdis konkursi për Cakajn?

Milot Cakaj, shoku i studimeve të kryeministrit Albin Kurti, u emërua zëvendësguvernator për mbikëqyrje financiare përmes një konkursi të dyshimtë. Vetë britanikët thanë  se s’kanë marrë pjesë në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së dy zëvendësguvernatorëve dhe se s’e mbështetën atë. Po ashtu u raportua edhe për CV-në e Cakajt, si dhe mori vesh se […]

Përzgjedhja e dostit të Kurtit zëvendësguvernator s’iu pëlqeu as britanikëve- A u kurdis konkursi për Cakajn?
perzgjedhja-e-dostit-te-kurtit-zevendesguvernator-s’iu-pelqeu-as-britanikeve-a-u-kurdis-konkursi-per-cakajn?

perzgjedhja-e-dostit-te-kurtit-zevendesguvernator-s’iu-pelqeu-as-britanikeve-a-u-kurdis-konkursi-per-cakajn?

Milot Cakaj, shoku i studimeve të kryeministrit Albin Kurti, u emërua zëvendësguvernator për mbikëqyrje financiare përmes një konkursi të dyshimtë. Vetë britanikët thanë  se s’kanë marrë pjesë në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së dy zëvendësguvernatorëve dhe se s’e mbështetën atë.

Po ashtu u raportua edhe për CV-në e Cakajt, si dhe mori vesh se përgjatë punës së gjatë në ‘Raiffeisen Bank’, asnjëherë s’kishte bartur pozitë menaxheriale.

Në konkursin e parë të hapur për zëvendësguvernator vitin e kaluar, Banka Qëndrore e Kosovës (BQK) specifikonte se kandidati do duhej të ishte i diplomuar nga fusha e financave. Megjithatë, procesi i rekrutimit dështoi. Vetë guvernatori i BQK’së, Ahmet Ismaili, tha se s’kishte kandidatë të denjë për këtë pozitë. Por, në konkursin e dytë që ia mundësoi Cakajt emërimin, kërkohej vetëm diploma universitare, pa specifikuar se në cilën fushë.

Guvernatori i BQK’së së fundmi kur u pyet për kriteret e përcaktuara për kushtet e përgjithshme lidhur me konkursin, tha se është në përputhje me Ligjin për BQK’në. Megjithatë, tek kushtet specifike (bazuar nga konkurset e mëparshme) specifikohet edhe përvoja menaxheriale si përparësi.

Insajderi është interesuar për ta kuptuar përvojën menaxheriale të Cakajt.

Në një CV të Cakajt cilën e ka publikuar para disa javësh mediumi, specifikohet se angazhimin më të gjatë e ka në ‘Raiffeisen Bank’. Insajderi ka kontaktuar Zyrën për Komunikim të kësaj banke për ta pyetur nëse pozitat që Cakaj ka mbajtur kanë qenë të peshës menaxheriale. Ata e kanë mohuar që Cakaj ka bartur ndonjëherë pozitën e menaxherit.

“Mund të konfirmojmë se z. Milot Cakaj ka qenë i punësuar në Bankën Raiffeisen në Kosovë dhe ka mbajtur pozita të ndryshme në bankë. Sidoqoftë, asnjëra nga pozitat nuk kanë qenë menaxheriale në kuptimin e menaxhimit direkt të stafit”, thuhet në përgjigjen e ‘Raiffeisen Bank’ për Insajderin.

Në CV-në e tij, Cakaj shkruan se ishte duke punuar në Raiffeisen Bank gjatë kohës sa kishte aplikuar për zëvendësguvernator. Nga Raiffeisen Bank dhe nga BQK’ja kanë konfirmuar që Cakaj është larguar nga pozita, sapo ka marrë pozitën e re.

“Lidhur me pyetjen për zëvendësguvernatorin Milot Cakaj në lidhje me punën te cilën e ka ushtruar në Raiffeisen Bank, ato informacione për përvojën e punës së tije kanë qenë kur ka apliku për zëvendësguvernator, me zgjedhjen e tije si zëvendësguvernator, ju informoj se nuk e ushtron asnjë funksion në Raiffeisen Bank”, kanë sqaruar nga BQK’ja.

Po ashtu, në CV thuhet se Cakaj ka qenë edhe drejtor menaxhues në ‘Cacttuss Business Solutions’. Mediumi iu është drejtuar me pyetje për ta verifikuar një gjë të tillë, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Insajderi në kërkesën për qasje në dokumente publike drejtuar BQK’së, përveç CV-së së kandidatëve, ka kërkuar edhe rezultatet e pikëve të testit dhe intervistimit me gojë nga ana e komisionit britanik. Ata s’kanë dhënë ndonjë përgjigje e as sqarim nëse ndonjë komision britanik ka monitoruar procesin e rekrutimit të dy zëvendësguvernatorëve.

Për këtë, Gazeta iu është drejtuar vetë ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, për ta pyetur nëse kanë qenë pjesëmarrës. Një zëdhënës i kësaj ambasade kanë thënë se as s’e mbështesin e as s’kanë marrë pjesë në procesin e rekrutimit, ku u përzgjedh dosti i Kurtit zëvendësguvernator.

“Ne përmes projektit “Rekrutimi” nuk jemi angazhuar në procesin e rekrutimit të dy zëvendësguvernatorëve. Megjithatë, ne inkurajojmë të gjitha institucionet që të drejtojnë proceset e rekrutimit bazuar në meritë dhe transparencë”, deklaroi një zëdhënës i ambasadës për Insajderin.

“Ne nuk e mbështetëm këtë proces. Megjithatë, ne do të dëshironim që institucionet të drejtonin proceset e rekrutimit bazuar në parime të hapura, transparente dhe meritokratike”.

CV-ja e Cakajt, diploma krejt jashtë fushës së financave

Cakaj është caktuar zëvendësguvernator me një vendim të 24 janarit të këtij viti, bashkë me Nesrin Shileku- Shala.

Për Milot Cakajn pati kritika lidhur me afërsinë e tij që ka me kryeministrin, Albin Kurti. Ai para gati katër vitesh ishte emëruar këshilltar politik i tij, si dhe ishte mik i Kurtit përgjatë periudhës së studimeve.

Në CV-në e Cakajt, të cilën e ka parë Gazeta Insajderi, dosti i Kurtit prezanton diplomën e tij të bachelorit. Nga të dhënat që shoku i studimeve të kryeministrit ua ka prezantuar BQK’së, thuhet se ai ka diplomuar në Inxhinieri Softuerike dhe Inxhinieria e Sistemeve në UBT. Periudha e studimeve përfshin 2008-2012.

Duke u bazuar në të dhënat personale që Zyra e Kryeministrit ka prezantuar për Cakajn, rezulton se ai ka diplomuar në moshën 37-vjeçare.

Gazeta Insajderi ka arritur ta gjejë edhe temën e diplomës së Cakajt, të publikuar në databazën e UBT-së, të titulluar “Zbatimi i OSPF për ISP”. Gjegjësisht, për një kompani kosovare që ofron shërbime interneti, gjë që s’lidhet fare me fushën e financave.

Në përvojat e tij të punës, Cakaj e prezanton veten si specialist të lartë të menaxhimit të projekteve dhe analist të lartë të të dhënave dhe menaxher i portofolios në Raiffeisen Bank në periudha të ndryshme kohore.

Tek pjesa e përvojës së punës, Cakaj në CV-në që ia ka dërguar vetë BQK-së për t’u pranuar si zëvendësugvernator përfshin edhe angazhimin e tij si këshilltar i kryeministrit Kurti përgjatë periudhës mars-qershor 2020, gjegjësisht gjatë kohës Qeveria Kurti I.

“Pjese e kabinetit te Kryeministrit, ne kapacitetin e keshilltarit politik i angazhuar ne sektorin e energjise dhe ekonomise, me fokus te vec;ante ne sektorin financiar”, thuhet në pjesën e përshkrimit të punës.

Në njohuritë e tij gjuhësore, Cakaj prezanton nivel akademik në të shkruar gjuhën shqipe dhe atë angleze.

I njëjti ka mohuar se ka pasur më herët vepër penale dhe se s’ka familjar që i punon në BQK.

Dosti i Kurtit s’e ka të përfshirë në CV angazhimin e tij në Koorporatën Energjetike të Kosovës (KEK), e cila iu prezantohet nga ana e Zyrës së Kryeministrit si pjesë e biografisë në njoftimin zyrtar të emërimit të tij si këshilltar politik më 2020-ën. Në CV-në e tij që ua ka dërguar BQK’së s’përmendet as angazhimi i tij si asistent në UBT, të cilën e përmend ZKM’ja.

“Paraprakisht ka qenë mbi 7 vjet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ai ka të përfunduar kolegjin UBT, si inxhinier i shkencave kompjuterike, ku disa vite ka qenë i angazhuar si asistent”, thuhet në përshkrimin që ia bën Zyra e Kryeministrit Cakajt në njoftimin e emërimit të tij.

Banka Qëndrore e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Insajderi ka njoftuar se për pozitën që e ka marrë Cakaj kanë aplikuar 15 kandidatë, prej të cilëve tetë janë përzgjedhur për intervistim.

“Pas vlerësimit të performancës së intervistës dhe bazuar në plotësimin e kushteve të konkursit, sipas poentimit ka rezultuar se tre (3) kandidatë kanë qenë të emërueshëm. Të emërueshëm janë konsideruar kandidatët të cilët i kanë plotësuar kërkesat i përshtatshëm dhe i duhur, si dhe të cilët i kanë kaluar shtatëdhjetë (70) përqind të pikëve nga intervista, përqindje e caktuar si prag paraprakisht”, thuhet tutje në përgjigjen që BQK’ja ia ka dërguar Insajderit.

Nga renditja e tre kandidatëve të emërueshëm, Cakaj radhitet i pari me 75 pikë. Rrjedhimisht, me gjysmë pike më shumë sesa vendi i dytë dhe vetëm një pikë më shumë sesa vendi i tretë.

“Në bazë të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës është propozuar për t’u përzgjedhur në pozitën e Zëvendësguvernatorit kandidati me më së shumti pike”, vijon përgjigja e Bankës Qëndrore.

Insajderi ka kërkuar në përputhshmëri me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike nga BQK’ja edhe kualifikimet e kandidatëve të tjerë që kanë aplikuar për të njëjtën pozitë, mirëpo në përgjigjen e tyre thuhet se s’mund të ofrohen për hir të ruajtjes së privatësisë së tyre.

Albin Kurti gjatë kohës sa ishte student, bashkë me Milot Cakajn, Bujar Dugollin, Muhamet Mavrajn, Driton Lajçin e të tjerë udhëhiqnin protestat studentore të 1 tetorit të 1997-ës.

Cakaj bashkë me Kurtin po ashtu ishin edhe pjesë e kabinetit të përfaqësuesit politik, Adem Demaçi pranë Zyrës Politike të UÇK-së.

“Vendosëm lule të freskëta dhe bëmë nderime te varri i Adem Demaçit këtu në Prishtinë, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufcën, me zëvendësin e bacës Adem si përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së në Prishtinë e vitit 1998-1999, ish të burgosurin politik Skënder Kastrati dhe kolegun tim nga zyra e UÇK-së, Milot Cakajn në përkujtim të një figure aq të jashtëzakonshme saqë unike të kombit shqiptar”, thuhej në postimin e Kurtit.

Kryeministri Kurti në vazhdimësi ua ka prezantuar si institucion të pavarur BQK’në ndërkombëtarëve, kur iu është kërkuar që të pezullohet rregullorja e re që prek dinarin.

Megjithatë, BQK’ja mbetet larg pavarësimit nga pushteti. Kjo, pasi që Vetëvendosja e kreu “hetrikun” e punësimeve në BQK me Cakajn. Cakaj u bë i treti nga personat që u shpërblye me pozitë.

Kujtojmë se Bashkim Nurboja, ish-kandidat per deputet i VV’së dhe ish-kandidat i partisë për kryetar te Pejës, u bë kryesues i bordit te Bankes Qendrore.

Në anën tjetër, Nexhat Kryeziu, ish-kandidat i VV’së për deputet, u bë anëtar i bordit të BQK’së.