Pjesa e parë përfundon: Kosova në epërsi ndaj Andorrës

Përfundon pjesa e parë: Kosova në epërsi ndaj Andorrës. Ka përfunduar pjesa e parë mes Andorrës dhe Kosovës, me Dardanët që shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsi. Ndeshjen më mirë e nisën tanët, me Florian Loshajn që kishte një goditje nga gjuajtja e lirë qysh në minutën e parë. Edhe pse ndeshja pati një […]

Pjesa e parë përfundon: Kosova në epërsi ndaj Andorrës

Përfundon pjesa e parë: Kosova në epërsi ndaj Andorrës.

Ka përfunduar pjesa e parë mes Andorrës dhe Kosovës, me Dardanët që shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsi.

Ndeshjen më mirë e nisën tanët, me Florian Loshajn që kishte një goditje nga gjuajtja e lirë qysh në minutën e parë.

Edhe pse ndeshja pati një ritëm të qetë, këtë gjë e ndryshoi Milot Rashica në minutën e 26-të, duke shënua një gol të bukur nga asistimi i Florent Muslijës.

Andorra kishte një mundësi shënimi në minutën e 37-të, por që Aro Muric ishte i sigurt.

Kosova vazhdoi të bënte lojë të bukur dhe të kërkonte golin e dytë, por që 45 minutat e parë përfunduar me golin e vetëm të vushtrriasi.

Në pjesën e dytë, Kosova do të shpresojë të shënojë edhe të dytin, duke tentuar ta sigurojë fitoren.