Policia jep detaje për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka konfirmuar sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të bordit të “Trepçës”, Bahri Hyseni. Ilmi Prekazi nga zyra e për media e policisë në Mitrovicë, tha se sulmi është kryer me mjet shpërthyes. “Ankuesi ka raportuar në polici për dëmtimin e dy automjeteve të tij. Rasti ka ndodhur […]

Policia jep detaje për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës
policia-jep-detaje-per-sulmin-me-granate-dore-ne-shtepine-e-kryesuesit-te-bordit-te-trepces

policia-jep-detaje-per-sulmin-me-granate-dore-ne-shtepine-e-kryesuesit-te-bordit-te-trepces


Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka konfirmuar sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të bordit të “Trepçës”, Bahri Hyseni.

Ilmi Prekazi nga zyra e për media e policisë në Mitrovicë, tha se sulmi është kryer me mjet shpërthyes.

“Ankuesi ka raportuar në polici për dëmtimin e dy automjeteve të tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 07:43 të mëngjesit të sotëm. Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se dy automjete kanë qenë të dëmtuara e po ashtu edhe një pjesë e shtëpisë, dera e hyrjes së shtëpisë”, ka deklaruar Prekazi.

Ai shtoi se janë thirr edhe njësitet kompetente të cilat kanë bërë ekzaminimin e ngjarjes dhe dyshohet se ka qenë mjet shpërthyes.

“Njësitet përkatëse po merren me procedurat e tjera hetimore”, ka thënë Prekazi.

Ndërkaq kryesuesi i bordit, Bahri Hyseni në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “ne kemi qenë në shtëpi, për fat të mirë nuk kemi pas lëndime apo diçka, vetëm dëme materiale”.