Prokurorja e angazhuar në KPK, anulohet gjykimi për 180 kg kokainë

Me kërkesë të prokurores speciale Merita Bina-Rugova, është anuluar seanca e së premtes në rastin ku Bashkim Kolshi po akuzohet për transportim të 180 kilogramëve kokainë dhe shpërlaje parash. Anulimi i kësaj seance u bë i ditur nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Lutfi Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”. Prokurorja Bina-Rugova përmes parashtresës […]

Prokurorja e angazhuar në KPK, anulohet gjykimi për 180 kg kokainë
prokurorja-e-angazhuar-ne-kpk,-anulohet-gjykimi-per-180-kg-kokaine

prokurorja-e-angazhuar-ne-kpk,-anulohet-gjykimi-per-180-kg-kokaine

Me kërkesë të prokurores speciale Merita Bina-Rugova, është anuluar seanca e së premtes në rastin ku Bashkim Kolshi po akuzohet për transportim të 180 kilogramëve kokainë dhe shpërlaje parash.

Anulimi i kësaj seance u bë i ditur nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Lutfi Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Bina-Rugova përmes parashtresës e ka njoftuar gjykatën se e njëjta sot gjendet me angazhime në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Bashkim Kolshit, të cilin e akuzon për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpërlarje parash.

Kontrabandimin e narkotikut, aktakuza thotë se e ka bërë me dhjetë dërgesa gjatë periudhës prill-maj-qershor 2019.