Qalaj: Jelekët antiplumb Policia i ka marrë donacion me këtë Qeveri, ne përpara kemi qenë ‘Amerikë’ për policinë në rajon

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në “Debat Plus” ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) të Policisë së Kosovës dhe deklaratat e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për këtë protestë. Qalaj e nisi fjalën e tij dukë thënë se deklaratat e Sveçlës është sikur të ishte shkruar nga dikush andej kufirit (me Serbinë) dhe […]

Qalaj: Jelekët antiplumb Policia i ka marrë donacion me këtë Qeveri, ne përpara kemi qenë ‘Amerikë’ për policinë në rajon
qalaj:-jeleket-antiplumb-policia-i-ka-marre-donacion-me-kete-qeveri,-ne-perpara-kemi-qene-‘amerike’-per-policine-ne-rajon

qalaj:-jeleket-antiplumb-policia-i-ka-marre-donacion-me-kete-qeveri,-ne-perpara-kemi-qene-‘amerike’-per-policine-ne-rajon

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në “Debat Plus” ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) të Policisë së Kosovës dhe deklaratat e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për këtë protestë.

Qalaj e nisi fjalën e tij dukë thënë se deklaratat e Sveçlës është sikur të ishte shkruar nga dikush andej kufirit (me Serbinë) dhe jo nga një ministër i Kosovës.
“…është shumë e rëndë çka ka shkruar ministri i Brendshëm”, ka thënë Qalaj.

Më tutje Qalaj ka thënë se Policia me këtë Qeveria kanë marrë donacion jelekët antiplumb nga Maqedonia e Veriut, ndërsa më herët ka qenë “Amerikë” për policinë në rajon.

“Kurrë Policia e Kosovës nuk është më keq më pajisje, as në vitin 2008, as 2009 as 2010 as sot. Është e vërtetë që i akne blerë disa autoblinda. Është e vërtetë që i kanë blerë një pjesë të uniformave, por të tjerat janë llom. Sot policia që e shohim përditë nuk ka këpucë dhe kjo është fakt. Që tri vite s’ka marrë këpucë. Jelekët antiplumb Policia e Kosovës si ka marrë doancion nga Maqedonia e Veriut, kurrë s’ka ndodhë. Ne përpara kemi qenë Amerikë për policinë në rajon. Edh epur ka aspekti logjistik edhe nga aspekti i pagës dhe nga aspekti profesional”, ka thënë Qalaj.

“Skenat që pamë sot është mjaftë e rëndë”, ka thënë Qalaj gjersa ishte duke komentuar protestën e NjSI-së.