Renato Sanches afër kalimit te gjiganti italian

Renato Sanches, afër kalimit te Roma. Renato Sanches raportohet se do t’i bashkohet Romës. Sipas “L’Equipe”, mesfushori portugez është afër huazimit për një sezon te klubi nga “Olympico”, transmeton Gazeta Express. Bisedimet thuhet se janë intensifikuar mes Romës, Paris Saint-Germainit dhe lojtarit. Klubi nga kryeqyteti francez besohet se dëshiron që në marrëveshje të përfshihet edhe […]

Renato Sanches afër kalimit te gjiganti italian

Renato Sanches, afër kalimit te Roma.

Renato Sanches raportohet se do t’i bashkohet Romës.

Sipas “L’Equipe”, mesfushori portugez është afër huazimit për një sezon te klubi nga “Olympico”, transmeton Gazeta Express.

Bisedimet thuhet se janë intensifikuar mes Romës, Paris Saint-Germainit dhe lojtarit.

Klubi nga kryeqyteti francez besohet se dëshiron që në marrëveshje të përfshihet edhe opsioni i blerjes.

Sanches është një nga lojtarët që Jose Mourinho dëshiron ta ketë në skuadër.

Reprezentuesi i Portugalisë u transferua verën e kaluar nga Lille në “Parc des Princes” për shifrën totale 18 milionë euro.

Sezoni debutues i Sanchesit te Paris Saint-Germaini nuk ishte aspak i mirë. Ai u përball edhe me lëndime të shpeshta.

25-vjeçari regjistroi 27 paraqitje me parisienët, teksa kontribuoi me vetëm dy gola.

Ai nënshkroi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.