Rregullorja e re: Jo aq lehtë deri te kreditë e shpejta!

“Kredi online të përballueshme më këste nga 3.000 deri në 12.000 denarë. Aplikoni menjëherë. Dokumentacion minimal, aplikim dhe miratim i shpejtë”, janë një pjesë e ofertave pavarësisht rregullores së re The post Rregullorja e re: Jo aq lehtë deri te kreditë e shpejta! appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .

Rregullorja e re: Jo aq lehtë deri te kreditë e shpejta!

“Kredi online të përballueshme më këste nga 3.000 deri në 12.000 denarë. Aplikoni menjëherë. Dokumentacion minimal, aplikim dhe miratim i shpejtë”, janë një pjesë e ofertave pavarësisht rregullores së re për kreditë e shpejta të miratuar nga Ministria e Financave, e cila ndalon dhënien e kredive pa prezencën fizike të klientin apo edhe në emër të dikujt tjetër, pasi që kjo ka çuar në abuzime të shumta të qytetarëve.

Në bazë të Rregullores do të duhet të kryhet kontroll i sistemit të funksionimit të shoqërive financiare në vend, ndërsa ideja është që këto kompani financiare të mos mund të lëshojnë kredi të shpejta në internet vetëm me një ID me foto që mund të vidhet ose të keqpërdoret ndryshe.

Parashihet identifikimi dhe prania e detyrueshme fizike në rast se aplikanti nuk i merr paratë në llogari dhe preferon që ato t’i paguhen në njërin nga dyqanet, kurse në rastet kur klienti i merr ato në xhiro llogari, ai do të kalojë përmes një kontrolli elektronik, me një procedurë të përcaktuar rreptësisht.

Në Rregulloren e miratuar javën e kaluar thuhet se “Shoqëria financiare nuk do t’i aprovoj kredi konsumatore në mënyrë elektronike personit fizik, nëse ndonjë e dhënë në aplikacion ose në dëshminë e dorëzuar dallon nga të dhënat nga neni 13 paragrafi 2 i kësaj rregullore të cilat janë pjesë e dosjes së kredisë”. “Nëse klienti në momentin e identifikimit nuk ka qëllimin e shprehur të aplikoj në mënyrë elektronike dhe nuk ka të dhëna nga neni 13 paragrafi 2 pika 5 dhe 6 të kësaj rregulloreje dhe më pas aplikon në mënyrë elektronike, shoqëria financiare nuk do ta miratojë një kredi konsumatore në mënyrë elektronike”, thuhet në Rregullore.

Paralajmërime për nevojën e kontrollit të shtuar në dhënien e kredive të shpejta ka pasur edhe nga Avokati i Popullit, i cili në një intervistë për Studio 10 tha se janë vërshuar nga ankesat e qytetarëve të mashtruar. “Vitin e kaluar jemi përmbytur nga ankesa në fushën e funksionimit të kompanive financiare. Ka pasur shumë raste kur detyrimet e qytetarëve ndaj kompanive financiare janë rritur disa herë në krahasim me kredinë që kishin përdorur. Ka pasur edhe situata shumë më dramatike, ku një personi me aftësi të kufizuar i është vjedhur identiteti dhe është futur në borxh”, tha Ziberi. Sipas tij, kjo i vendos qytetarët në një situatë të pavolitshme.

“Kemi bërë ankesa, edhe pse nuk kemi autoritet të drejtpërdrejt, kemi kërkuar ndryshimin e ligjit për shoqëritë financiare. Kemi kërkuar të kufizojmë kostot e ngarkuara nga kompanitë financiare, në mënyrë që të kufizohet interesi në rastet kur vonohet kredia”, theksoi Ziberi duke shtuqar se kanë apeluar për dispozita që do të kufizonin mënyrën e miratimit të kreditorëve dhe një proces edukimi për punonjësit e kompanive financiare në kontakt me klientët. “Fatmirësisht, Parlamenti ka ndryshuar ligjin për veprimtari financiare dhe ka zbatuar rekomandimet që i kemi dërguar”, thotë Ziberi.

Në gusht të vitit të kaluar, Parlamenti miratoi ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe Ligjin për Përmbarimin, të cilat i dhanë fund “skllavërisë së borxhit” të qytetarëve, të cilët shpeshherë viheshin në situatën e pagesës së kamatës penale, e cila tejkalon borxhin kryesor. Kështu, në mënyrë drastike janë ulur kostot totale për kreditë e shpejta, dhe nuk mund të jenë më të mëdha se 60% i kredisë. Kjo i dha fund praktikës me të cilën qytetarët paguanin nga 70.000 denarë për kredi të shpejtë prej 10.000 denarë.

Gjatë vitit të kaluar në MPB janë regjistruar 65 denoncime për shtetas të mashtruar në vetëm gjysmë viti. Vlerësimet për periudhën e kaluar janë se mbi 200 mijë qytetarë kanë marr kredi të shpejta në para. Lejet për themelimin dhe funksionimin e këtyre shoqërive financiare jepen nga Ministria e Financave. Nga 1 nëntori 2022, 33 shoqëri financiare punonin aktivisht në tregun financiar, ndërsa shumica e tyre miratuan kredi konsumatore për persona fizik. (koha.mk)

The post Rregullorja e re: Jo aq lehtë deri te kreditë e shpejta! appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .