Shala nga KMDLNj: Numri i ankesave të konsumatorëve për fatura shumë më i madh se 1700

Për faturat e ‘fryera”, të muajit dhjetor kishin reaguar edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj). Drejtori i KMDLNj-SË, Behxhet Shala ka deklaruar për Front Online se në vazhdimësi po kërkojnë që Prokuroria të nis hetimet për faturat e energjisë elektrike. Ndërsa, thotë se pavarësisht që nga KESCO kanë […]

Shala nga KMDLNj: Numri i ankesave të konsumatorëve për fatura shumë më i madh se 1700
shala-nga-kmdlnj:-numri-i-ankesave-te-konsumatoreve-per-fatura-shume-me-i-madh-se-1700

shala-nga-kmdlnj:-numri-i-ankesave-te-konsumatoreve-per-fatura-shume-me-i-madh-se-1700


Për faturat e ‘fryera”, të muajit dhjetor kishin reaguar edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).

Drejtori i KMDLNj-SË, Behxhet Shala ka deklaruar për Front Online se në vazhdimësi po kërkojnë që Prokuroria të nis hetimet për faturat e energjisë elektrike.

Ndërsa, thotë se pavarësisht që nga KESCO kanë treguar që janë mbi 1700 ankesa të konsumatorëve, numri i tyre sipas Shalës është shumë më i madh.

“Shifrat që kanë dalë e që janë mbi 1700 ankesa të qytetarëve për fatura, ne mendojmë se numri është shumë më i madh”, ka deklaruar Shala për Front Online.

Ai, thotë se duhet të ndërmerren masa ligjore ndaj të gjithë atyre që e kanë krijuar këtë situatë me fatura të energjisë.

“Duhet, sa më parë që të ndërmerren masa ligjore ndaj të gjithë atyre që e kanë krijuar këtë situatë. Në radhë të parë ZRrE-ja sepse kjo e fundit në vend që të mbroj interesat e qytetarëve po mbron interesat e të tjerëve”, ka shtuar ai.

Por, ai ka një kërkesë edhe për qytetarët e vendit

“Por këtu përgjegjësi duhet të marrin edhe qytetarët sepse përpos reagimeve verbale nuk po bëjnë asgjë, në vend që të demostrojnë dhe t’ia zën derën ZRrE-së edhe KESCO-s ata po rrijnë në shtëpi dhe po mjaftohen me një ankesë qoftë në KMDLNJ, qoftë në ZRrE apo edhe në KESCO”, ka thënë ndër të tjera drejtori Shala.

Në fund të dhjetorit pas ankesave të shumta të qytetarëve për “fatura të fryera”, Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka thënë se vlera e faturës së muajit dhjetor është rritur si pasojë e “shpenzimit më të madh të rrymës” dhe mos subvencionimit të konsumatorëve kursimtarë nga Qeveria e Kosovës krahasuar me një vit më parë, pas ankesave të shumta nga konsumatorët./Front Online