“Termokos” shpërndan mbi 1 mijë test fatura me matje në bazë të konsumit

Mbi 1 mijë test fatura janë shpërndarë nga Ngrohtorja “Termokos” me matje në bazë konsumit, e të cilat tani janë gati për tu dërguar tek konsumatorët. Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, me ç’rast faturat do të jenë të vendosura në zarf si masë për mbrojtjen e kpnsumatorit. Postimi i plotë: […]

“Termokos” shpërndan mbi 1 mijë test fatura me matje në bazë të konsumit
“termokos”-shperndan-mbi-1-mije-test-fatura-me-matje-ne-baze-te-konsumit

“termokos”-shperndan-mbi-1-mije-test-fatura-me-matje-ne-baze-te-konsumit

Mbi 1 mijë test fatura janë shpërndarë nga Ngrohtorja “Termokos” me matje në bazë konsumit, e të cilat tani janë gati për tu dërguar tek konsumatorët.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, me ç’rast faturat do të jenë të vendosura në zarf si masë për mbrojtjen e kpnsumatorit.

Postimi i plotë:

1008 test fatura me matje në bazë konsumit, tani janë gati për tu dërguar tek konsumatorët! Të kujdesshëm që të mbrojnë të dhënat e konsumatorëve faturat janë vendosur në zarf dhe ky do të jetë standardi ynë për të ardhmen!

Projektit Prishtina Heatsave, po përmbyllet me një sukses të jashtëzakonshëm në instalimin e pajisjeve të matjes dhe valvulave kontrolluese!

Në ndërkohë, obzervime dhe analiza krahasuese të vazhdueshme po bëhen në ato njësi banesore me dhe pa matës të ngrohjes, ashtu që të behet i ditur ndikimi i këtij projekti në xhepin e konsumatorëve, të kalkulohet tarifa e mundshme nga Zyrja e Rregullatorit të Energjisë, si dhe të identifikohen sfidat e mundshme që mund të hasen përgjatë realizimit të qëllimit tonë: të uljes së faturave për konsumatorët dhe kursimit të ngrohjes, rrjedhimisht krijimit të një mjedisi më të shëndetshëm për të gjithë.

Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!