Trupi i gruas së vrarë në Pejë dërgohet për obduksion, Policia e Prokurori në vendin e krimit

Vrasja që ndodhi sot në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre. Edmond Lajqi e privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, duke e qëlluar me armë në banesën e tyre. Sinjali ka mësuar se Lajqi u dorëzua vet […]

Trupi i gruas së vrarë në Pejë dërgohet për obduksion, Policia e Prokurori në vendin e krimit

Vrasja që ndodhi sot në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre. Edmond Lajqi e privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, duke e qëlluar me armë në banesën e tyre.

Sinjali ka mësuar se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dyshuari për vrasjen e bashkëshortes, ka të kaluar kriminale.

Trupi i pajetë i të ndjerës 43-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe do të dërgohet në IML.

Po ashtu, sipas informacioneve të para, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje në të kaluarën, që janë raportuar te organet e rendit.

Madje, të njëjtat burime thonë se ai kishte qenë i dënuar për dhunë në familje në vitin 2021 dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënimi me 400 euro gjobë.