Uglanin: Qytetarët serb do të paguajnë rrymën paushall nga 20 euro për muajin janar dhe shkurt

Më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati njoftuar se kanë nënshkruar kontratë me Elektroserver për të shpërndarë dhe furnizuar me energji elektrike, Mitrovicën Veriore, Zubin Potokun, Leposaviqin e Zveçanin. Pas kësaj marrëveshjeje ende në pjesën veriore të Kosovës nuk ka filluar faturimi i rrymës. Leximi i njehsorëve ka filluar në veri e faturimi pritët të […]

Uglanin: Qytetarët serb do të paguajnë rrymën paushall nga 20 euro për muajin janar dhe shkurt
uglanin:-qytetaret-serb-do-te-paguajne-rrymen-paushall-nga-20-euro-per-muajin-janar-dhe-shkurt

uglanin:-qytetaret-serb-do-te-paguajne-rrymen-paushall-nga-20-euro-per-muajin-janar-dhe-shkurt

Më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati njoftuar se kanë nënshkruar kontratë me Elektroserver për të shpërndarë dhe furnizuar me energji elektrike, Mitrovicën Veriore, Zubin Potokun, Leposaviqin e Zveçanin.

Pas kësaj marrëveshjeje ende në pjesën veriore të Kosovës nuk ka filluar faturimi i rrymës.

Leximi i njehsorëve ka filluar në veri e faturimi pritët të filloj në muajin mars.

Kështu po thotë për Front Online kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin.

Ai tha se ende nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat andaj ka vonesë në faturim.

Muaji janar e shkurt do të paguhet paushall, thotë Uglanin.

“Jo ende nuk ka filluar se është procesi i evidentimit dhe regjistrimi i shtëpive dhe pronarëve dhe tani do të nisë faturimi sigurisht në fillim të marsit. Paushall 20 euro janë do paguhen faturat deri në muajin mars deri sa ti vendosin orët se shumica e popullsisë atje nuk kanë”, theksoi ai.

Uglanin tha se në shumicën e lagjeve ka përfunduar leximi i njësorëve.

Sipas tij, në disa nuk kanë filluar sepse kompania po kërkon siguri.

“Në disa vende ka përfunduar leximi i njësoreve vetëm në disa lagje ku janë jo shumicë si Lagjja e Boshnjakeve e disa të tjera nuk ka filluar regjistrimi, në qendër po është përfunduar. Në këto lagje po kërkojnë siguri, kanë një lloj frike. Është edhe një kompani tjetër po ajo s’ka dhënë interesim për t’u takuar me banorët”, u shpreh ai për Front Online.