Vajza e Rexhep Males: Takimin e parë me babain e kam pasur përmes grilave, isha 7 vjeçe

Mes emocioneve, krenarisë e mallit, Fitore Malaj, vajza e dëshmorit Rexhep Malaj për Front Online ka treguar për takimin e parë që kishte me babain e saj pasi në kohën kur ajo erdhi në jetë, ai ishte i burgosur. “Në kohën kur kam lindur unë babai im ishte i burgosur, takimin e parë me të […]

Vajza e Rexhep Males: Takimin e parë me babain e kam pasur përmes grilave, isha 7 vjeçe
vajza-e-rexhep-males:-takimin-e-pare-me-babain-e-kam-pasur-permes-grilave,-isha-7-vjece

vajza-e-rexhep-males:-takimin-e-pare-me-babain-e-kam-pasur-permes-grilave,-isha-7-vjece


Mes emocioneve, krenarisë e mallit, Fitore Malaj, vajza e dëshmorit Rexhep Malaj për Front Online ka treguar për takimin e parë që kishte me babain e saj pasi në kohën kur ajo erdhi në jetë, ai ishte i burgosur.

“Në kohën kur kam lindur unë babai im ishte i burgosur, takimin e parë me të e kam pas përmes grilave në burgun e Idrizovës. Kujtimet i kemi të pakta, por të veçanta. Kujtoj rrugët e gjata për në burgjet e ish-Jugosllavisë për ta takuar, për ta shijuar prehrin e tij, për të ndjerë përkëdheljen e dorës së tij mbi kokën time, për të parë qëndrimin e tij dhe për të dëgjuar fjalën e tij që për një kohë të shkurtër më magjepste. Të gjitha këto më bënin fëmijë të veçantë të një babai të veçantë” është shprehur Malaj.

Malaj ka deklaruar se ka qenë vetëm 7 vjet e gjysmë, kur babai i saj u lirua nga burgi.

“Pas 8 viteve burg të mbajtur ai del nga burgu dhe mua më gjen 7 vjet e gjysmë. Më kujtohet si sot dita kur u mblodhën shumë njerëz në shtëpi që ta prisnin, gëzimi im ishte i papërshkrueshëm. Gjatë tërë kohës sa qëndruam bashkë përpiqeshim që të krijonim  marrëdhënie si babë e bijë. Ai përkundër angazhimit të tij patriotik në veprimtarinë ilegale, gjente kohë që të më qëndronte afër”, ka thënë Malaj, e cila ende i mban të freskëta kujtimet me të.

E një moment shumë të vecantë nga fëmijëria e saj, e kujton edhe sot

“Mbaj mend qe në përfundim të klasës së parë ishte prezent në komunikimin e suksesit, ku pati rastin të më dëgjojë edhe mua duke recituar një vjershë. Ky moment ishte i veçantë për ne të dy. Po e tërë kjo zgjati nga rreth 6 muaj sepse ai u detyrua të largohet nga shtëpia dhe të kaloj në ilegalitet të plotë” , ka treguar vajza e dëshmorit Rexhep Malaj në një rrëfim për Front Online.

Malaj ka folur edhe për periudhën e luftës në Kosovë. Ajo ka thënë se gjatë gjithë kohës ishin nën ethe, pasi që familja e saj ishin nën shënjestër nga regjimi serb.

“Gjatë periudhës së luftës, unë dhe familja ime ishim në Kosovë. Ashtu si të gjithë edhe ne e kemi përjetuar rëndë. Tërë kohën kemi qenë nën ethe se çfarë po ndodh, duke marrë parasysh që edhe familja jonë ishte nën shënjestër”, ka deklaruar Malaj.

Ajo ka theksuar se gjatë kohës kur serbët filluan bastisjen, ka qenë e vetme me dy fëmijët e saj në shtëpi.

“Pak para përfundimit të luftës shtëpia u kontrollua nga njësitë policore ushtarake të Serbisë, në ato momente unë isha e vetme në shtëpi me dy fëmijët e mi dhe isha në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ata hynë rrëmbyeshëm dhe demoluan gjithë shtëpinë duke thyer e shkatërruar çfarëdo që gjenin. Disa prej tyre rrinin  roje në oborr me armët e tyre drejtuar shtëpisë. Ikën edhe kësaj here për të mos u kthyer më kurrë. Fati e deshi që Gjilani si rajon të mos përjetojë tmerrin që përjetuan vendet tjera të Kosovës”, ka potencuar Malaj.