“Vendimi i Mehajt s’më surprizoi”, Berisha: Kam pritur të japë dorëheqje më herët

Hisen Berisha, anëtar i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se nuk është befasuar nga dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Deputeti i PDK-së tha se e njeh Mehajn për “përkushtimin dhe patriotizmin e kodin ushtarak që e karakterizon”. “Nuk jam surprizuar. Bile këtë kam pritur që ta bëjë qysh kur […]

“Vendimi i Mehajt s’më surprizoi”, Berisha: Kam pritur të japë dorëheqje më herët
“vendimi-i-mehajt-s’me-surprizoi”,-berisha:-kam-pritur-te-jape-doreheqje-me-heret

“vendimi-i-mehajt-s’me-surprizoi”,-berisha:-kam-pritur-te-jape-doreheqje-me-heret

Hisen Berisha, anëtar i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se nuk është befasuar nga dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Deputeti i PDK-së tha se e njeh Mehajn për “përkushtimin dhe patriotizmin e kodin ushtarak që e karakterizon”.

“Nuk jam surprizuar. Bile këtë kam pritur që ta bëjë qysh kur u sanksionuam duke u përjashtuar nga ‘Defender ’23′”, tha Berisha në Frontal në T7.

Ai tha se e mirëpret vendimin e Mehajt, “duke e njohur nga afër ministrin dhe biografinë familjare”.