Votimi në KiE/ Musliu-Shoshi nga Strasburgu: Sot do të ketë votim, jam e bindur që do të jetë pozitiv

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, njëherit edhe anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, e cila sot është duke qëndruar në Strasburg ku do të bëhet votimi i raportit të Dora Bakoyannis për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Musliu-Shoshi ka dhënë detaje rreth ecurisë së këtij procesi. ‘’Tani […]

Votimi në KiE/ Musliu-Shoshi nga Strasburgu: Sot do të ketë votim, jam e bindur që do të jetë pozitiv
votimi-ne-kie/-musliu-shoshi-nga-strasburgu:-sot-do-te-kete-votim,-jam-e-bindur-qe-do-te-jete-pozitiv

votimi-ne-kie/-musliu-shoshi-nga-strasburgu:-sot-do-te-kete-votim,-jam-e-bindur-qe-do-te-jete-pozitiv

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, njëherit edhe anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, e cila sot është duke qëndruar në Strasburg ku do të bëhet votimi i raportit të Dora Bakoyannis për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Musliu-Shoshi ka dhënë detaje rreth ecurisë së këtij procesi.

‘’Tani nga ora 16:30 presim që Kosova të jetë në debat, pra raporti i zonjës Dora Bakoyannis të jetë pjesë e diskutimit, ka mundësi që të ketë edhe amandamente që do të votohen’’ tha ajo për FrontOnline.

Në një prononcim për FrontOnline, deputetja Musliu-Shoshi ka thënë se sot do të ketë votim dhe se pret që ky votim do të jetë pozitiv për Kosovën.

‘’Do të ketë edhe diskutime dhe ka më shumë se 30 palë që janë paraqitur, do të ketë një diskutim prej dy orë e gjysmë, por jam e bindur që votimi do të jetë pozitiv. Sot do të ketë votim’’, tha Musliu-Shoshi.