400 vjet histori në zjarr, ndërtesa historike e Bursës në Kopenhagë u përfshi në flakë (Video)

Një zjarr i madh mëngjesin e sotëm kaploi objektin e Bursës (Børsen), një nga ndërtesat më të veçanta të kryeqytetit danez Kopenhagës, transmeton Portalb.mk. Disa rrugë në qendër të Kopenhagës u mbyllën mëngjesin e sotëm për shkak të zjarrit në Børsen. Spiralja ikonë e ndërtesës tani më është shembur. Cph Post raporton se shërbimet e […]

400 vjet histori në zjarr, ndërtesa historike e Bursës në Kopenhagë u përfshi në flakë (Video)
Ndërtesa historike e Bursës në Kopenhagë u përfshi në flakë. Foto: Pınar Laurıdsen / AA

Një zjarr i madh mëngjesin e sotëm kaploi objektin e Bursës (Børsen), një nga ndërtesat më të veçanta të kryeqytetit danez Kopenhagës, transmeton Portalb.mk.

Disa rrugë në qendër të Kopenhagës u mbyllën mëngjesin e sotëm për shkak të zjarrit në Børsen.

Spiralja ikonë e ndërtesës tani më është shembur.

Cph Post raporton se shërbimet e urgjencës dhe ushtria janë të pranishme në një shkallë të gjerë për të mbajtur gjithçka nën kontroll.

Zjarrfikësit janë në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin, por për shkak të përmasave të tij të mëdha mund të zgjasë gjithë ditën.

Çatia prej bronzi e ndërtesës dhe skelave e bëjnë më të komplikuar shuarjen.

Njerëzit brenda ndërtesës janë evakuuar, përfshirë disa nga objektet me vlerë.

Drejtori i urgjencave të departamentit të kujdesit urgjent të Kopenhagës Jakob Vedsted Andersen për TV2 tha se shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen zjarrin e quajti një imazh të tmerrshëm.

“Një pjesë e historisë daneze në zjarr. Bursa është një nga ndërtesat më ikonike të Kopenhagës. Një simbol i historisë 400 vjeçare të biznesit në Danimarkë. Trashëgimi kulturore e pazëvendësueshme. Të dhemb të shohësh”, shkroi Frederiksen.

Ndërtesa e bursës është një nga ndërtesat më të vjetra në Kopenhagë, e vjetër rreth 400 vjet që u ndërtua në kohën e mbretit Christian IV rreth vitit 1625.