Hyseni: Duke nderuar dëshmorët e martirët e luftës, kujtojmë historinë

Në 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë homazhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan. Po ashtu u mbajt edhe tubim përkujtimor për dëshmorin, mësuesin dhe luftëtarin Njazi Osmani në Kishnapole. Homazhet kanë vazhduar edhe te lapidari në Zhegoc. Aktivitetet vazhduan  […]

Hyseni: Duke nderuar dëshmorët e martirët e luftës, kujtojmë historinë
hyseni:-duke-nderuar-deshmoret-e-martiret-e-luftes,-kujtojme-historine

hyseni:-duke-nderuar-deshmoret-e-martiret-e-luftes,-kujtojme-historine

Në 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë homazhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.

Po ashtu u mbajt edhe tubim përkujtimor për dëshmorin, mësuesin dhe luftëtarin Njazi Osmani në Kishnapole.

Homazhet kanë vazhduar edhe te lapidari në Zhegoc.

Aktivitetet vazhduan  me akademinë përkujtimore dhe zbulimin e Portës së Monumentit të Heronjve në Gjilan.

“Në nder të një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit, kemi nderuar 25 ushtarë të UÇK-së dhe 22 civilët e rënë në altarin e lirisë, të cilët kishin qëndruar heroikisht në datën 15 të muajit prill”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, më tej shtoi se duke nderuar dëshmorët e martirët e luftës, ne kujtojmë përgjithmonë historinë tonë të lavdishme.

“Ky rikujtim na shërben të sigurohemi që e kaluara jonë, e cila është larë me gjak, të mos përsëritet më. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri”, tha Alban Hyseni.