Alarm mbi gjendjen psikologjike të fëmijëve, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që mendojnë për vetëvrasje

Shpesh, rrugëve shohim foshnja e fëmijë të vegjël që keqpërdoren nga prindërit për të kërkuar lëmoshë. Një prind ndan përvojën kur kishte dashur të paraqesë një rast për maltretim të The post Alarm mbi gjendjen psikologjike të fëmijëve, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që mendojnë për vetëvrasje appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .

Alarm mbi gjendjen psikologjike të fëmijëve, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që mendojnë për vetëvrasje

Shpesh, rrugëve shohim foshnja e fëmijë të vegjël që keqpërdoren nga prindërit për të kërkuar lëmoshë. Një prind ndan përvojën kur kishte dashur të paraqesë një rast për maltretim të një foshnjeje dhe thotë se asnjë nga telefonat nëpër institucione që kishte rënë, nuk kishte marrë përgjigje, përveçse në Megjashi. Me çka ajo konkludon se në vendin tonë institucionet nuk veprojnë sa duhet në lidhje me paraqitjen e dhunës ndaj fëmijëve.

“Kisha një situatë para një jave dhe provova të thërras në telefon nëpër disa shërbime tona sociale, në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe të paraqes “lëmoshë”, gjegjësisht maltretim të një foshnjeje në semafora, ishte foshnje gjashtë muajshe dhe një tjetër një ose dy vjet. Më besoni se nuk hasëm në përgjigje, mbetën memec, në asnjë telefon që cingrova nuk mora përgjigje e të vetmit ishin Megjashi”, tha Valentina Krsteva – prind.

Vetëm për dy muaj vitin e kaluar në ambasadën e fëmijëve Megjashi janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje. Ndërkaq në raportin vjetor të 2023 të “Alo Bushavko” të “Megjashit” janë gjithsej 307 paraqitje për probleme me shëndetin mendor, lëndime dhe marrëdhëniet familjare.

“Në 2023 kemi pasur 307 paraqitje me të cilët kemi bërë 619 telefonata, numri total i fëmijëve është 379, prej të cilëve 117 janë meshkuj, 107 janë femra dhe për 156 nuk e dimë gjininë”, theksoi Klementina Dobrevska – koordinatore e telefonit SOS.

Dragi Zmijanac, kryetar i Megjashit bën apel deri tek institucionet kompetente për intervenim serioz, sepse siç thotë shëndeti mendor është rrënuar dukshëm te fëmijët viteve të fundit e këtë e tregojnë raportet e ambasadës.

The post Alarm mbi gjendjen psikologjike të fëmijëve, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që mendojnë për vetëvrasje appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .