Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Kosovës e Serbisë për çështjen e targave
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e regjimit të letrave ngjitëse/stikerave nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin kosovar. Rohde, thotë se tani udhëtimi mes dyjave vendeve u bë më i lehtë. ‘Lamtumirë stikersa në targa. Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare […]
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e regjimit të letrave ngjitëse/stikerave nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin kosovar.
Rohde, thotë se tani udhëtimi mes dyjave vendeve u bë më i lehtë.
‘Lamtumirë stikersa në targa. Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e regjimit të stikersave, kështu u bë më lehtë udhëtimi mes dy fqinjëve”, shkroi Rohde në platformën sociale, X.
Qeveria e Kosovës njoftoi të enjten vonë se ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe.
Vendimi i Qeverisë kosovare vjen pasi Serbia vendosi t’i lejoi automjetet me targa RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj jave. Qeveria tha se heqja e regjimit të letrës ngjitëse nga ana e saj “është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.
Tschüss, stickers on license plates!
Welcoming Kosovar and Serbian governments ditched the “sticker regime”, making travels between the two neighbours easier.
From now on, the only stickers that should be used are the ones for your @EURO2024 sticker albums!
pic.twitter.com/hq9VfGZbLT— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 5, 2024