Edi Rama mbyll turin ballkanik në Serbi, darkë me muzikë live, i pranishëm dhe Alex Soros

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur turin e tij ballkanik me vizitën në Serbi, mbrëmjen e së premtes. Pas konferencës së tensionuar për shtyp, kryeministri shqiptar dhe presidenti serb kanë darkuar në një restorant me muzikë live. Të pranishëm në këtë darkë mes dy liderëve rajonal kanë qenë dhe ambasadori i SHBA në Serbi, Chris […] The post Edi Rama mbyll turin ballkanik në Serbi, darkë me muzikë live, i pranishëm dhe Alex Soros appeared first on Newsbomb Albania.

Edi Rama mbyll turin ballkanik në Serbi, darkë me muzikë live, i pranishëm dhe Alex Soros

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur turin e tij ballkanik me vizitën në Serbi, mbrëmjen e së premtes. Pas konferencës së tensionuar për shtyp, kryeministri shqiptar dhe presidenti serb kanë darkuar në një restorant me muzikë live.

Të pranishëm në këtë darkë mes dy liderëve rajonal kanë qenë dhe ambasadori i SHBA në Serbi, Chris Hill dhe djali i filantropit George Soros, Alex Soros.

alex soros ne serbi
Alex Soros krah Rames ne Serbi dje/ Pamje nga Google

Ky i fundit shfaqet shpesh në takimet që kryeministri Edi Rama zhvillon me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Madje, ditë më parë Alex Soros ishte dhe në Tiranë në ceremoninë e pritjes së presidentit amerikan Bill Clinton, dhe më pas në ditëlindjen e Ramës.

Siç shihet dhe nga pamjet, pas darkës të gjithë kanë dalë të qeshur dhe të çtensionuar, ndërsa për disa momente Rama, Vuçiç dhe ambasadori amerikan qëndrojnë në derën e restorantit. Chris Hill duket teksa i shpjegon diçka presidentit serb.

edi rama ne serbi
Vuçiç, ambasadori Hill dhe Rama ne Serbi/ Pamje nga Google

Edi Rama ka nisur dy ditët e fundit një tur në të gjitha vendet e ballkanit, në mbyllje të asaj që ai e ka quajtur iniciativa e Ballkanit të Hapur, për t’u fokusuar tashmë te Procesi i Berlinit. Mbledhja e parë e tij pas shumë vitesh do të mbahet në Tiranë, për herë të parë, në tetor 2023.

The post Edi Rama mbyll turin ballkanik në Serbi, darkë me muzikë live, i pranishëm dhe Alex Soros appeared first on Newsbomb Albania.