Peleshi vizitë në Britaninë e Madhe, pritet nga Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku u prit në një takim nga Sekretari Shtetit për Mbrojtjen Ben Wallace. Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare. Nga ana e tij, Sekretari Ëallace shprehu gatishmërinë për intensifikimin […] The post Peleshi vizitë në Britaninë e Madhe, pritet nga Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace appeared first on Newsbomb Albania.

Peleshi vizitë në Britaninë e Madhe, pritet nga Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku u prit në një takim nga Sekretari Shtetit për Mbrojtjen Ben Wallace.

Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare. Nga ana e tij, Sekretari Ëallace shprehu gatishmërinë për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në kuadër të Aleancës, por dhe në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.

Gjithashtu ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u prit nga ministrja e Shtetit Baronesha Goldie Dl. Të dy ministrat nënshkruan Deklaratën e Përbashkët mbi Rritjen e Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, dokument i cili synon përforcimin e bashkëpunimit aktual, identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit për të përballuar sfidat si dhe për t’iu përshtatur risive të reja që sjell koha dhe mjedisi gjithnjë e më shumë konkurrues dhe kompleks.

Si dy vende anëtare të NATO-s, ministrat rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për të vijuar kontributin në sigurinë ndërkombëtare, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, si dhe rritjen e angazhimit për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe krahut jugor të NATO-s.

Gjatë kësaj vizite, Pelshi u takua me disa anëtarë të grupit parlamentar shumëpartiak për Shqipërinë, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimorë. Në fjalën e tij ministri theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë është gjithmonë e më shumë e orientuar drejt fqinjësisë së mirë, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu ministri Peleshi u prit në një takim të veçantë nga Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimorë, Sir Stuart Peach, një mik i hershëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi ata diskutuan çështje me interes për zhvillimin, sigurinë, stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, rolin e Shqipërisë në rajon, ku një vëmendje të veçantë iu kushtua edhe çështjes së Kosovës.

The post Peleshi vizitë në Britaninë e Madhe, pritet nga Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace appeared first on Newsbomb Albania.