BE thërret takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm pas sulmeve iraniane ndaj Izraelit

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrel, ka bërë të ditur se ka thirrur një video-konferencë të ministrave të jashtëm të bllokut evropian pas sulmeve hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit, transmeton Anadolu. “Pas sulmeve iraniane kundër Izraelit, për të martën kam thirrur një takim të jashtëzakonshëm VTC (video telekonferencë) të ministrave […]

BE thërret takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm pas sulmeve iraniane ndaj Izraelit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. Foto nga Dursun Aydemir, Anadolu Agency

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrel, ka bërë të ditur se ka thirrur një video-konferencë të ministrave të jashtëm të bllokut evropian pas sulmeve hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.

“Pas sulmeve iraniane kundër Izraelit, për të martën kam thirrur një takim të jashtëzakonshëm VTC (video telekonferencë) të ministrave të jashtëm të BE-së”, shkroi Borrell në X.

“Objektivi ynë është të kontribuojmë në de-përshkallëzimin dhe sigurinë e rajonit”, theksoi shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Mbrëmë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash në përgjigje të sulmit të 1 prillit në konsullatën iraniane në Damask.

Sulmi, që vrau shtatë zyrtar ushtarak iranianë, duke përfshirë një komandant të lartë të IRGC-së, tërhoqi reagime të ashpra nga zyrtarët e qeverisë iraniane, të cilët u zotuan për “përgjigje vendimtare”.

Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, IRGC-ja lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në një sulm që zgjati disa orë, shumë prej të cilave u kapën nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore.