Bislimi pret në takim lamtumirës shefen e UNICEF-it në Kosovë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman. Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrisë, Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj objektivave e prioriteteve për një shoqëri gjithëpërfshirëse e vëmendje të plotë edhe ndaj grupeve të margjinalizuara dhe minoriteteve. Gjithashtu në njoftim thuhet se është […]

Bislimi pret në takim lamtumirës shefen e UNICEF-it në Kosovë
bislimi-pret-ne-takim-lamtumires-shefen-e-unicef-it-ne-kosove

bislimi-pret-ne-takim-lamtumires-shefen-e-unicef-it-ne-kosove

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrisë, Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj objektivave e prioriteteve për një shoqëri gjithëpërfshirëse e vëmendje të plotë edhe ndaj grupeve të margjinalizuara dhe minoriteteve.

Gjithashtu në njoftim thuhet se është diskutuar edhe për platformën Superpuna dhe ndikimin e prodhuar nga ajo, apo edhe Kosovo Generation Unlimited, e cila u cilësua nga Zicherman si një vizion i kthyer në realitet.

“Ne duam të gjejmë sa më shumë instrumente për mbështetjen e qytetarëve, jo vetëm që ajo të jetë e diversifikuar, por edhe të mbërrijë tek sa më shumë qytetarë e të jetë gjithëpërfshirëse. Të rrisim e kultivojmë aftësitë e të rinjve e të vijojmë përkushtimin tonë edhe në uljen e papunësisë”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Në përfundim të takimit, u theksua dhe rëndësia e procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili nisi në datën 5 prill, që do të japë kontribut të volitshëm për të dhëna më të sakta e rrjedhimisht dhe politika më të targetuara, në shërbim të progresit e zhvillimit të vendit.