Rama takon Vuçiç në Beograd: Askush të mos nënvlerësojë përshkallëzimet në veri! Do të diskutojmë për procesin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama mbërriti mbrëmjen e sotme në Beograd, aty ku edhe përmbylli turin e tij ballkanik. Ai u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, me të cilin pati dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se me Vuçiç do të diskutojë në mënyrë shteruese […] The post Rama takon Vuçiç në Beograd: Askush të mos nënvlerësojë përshkallëzimet në veri! Do të diskutojmë për procesin e Berlinit appeared first on Newsbomb Albania.

Rama takon Vuçiç në Beograd: Askush të mos nënvlerësojë përshkallëzimet në veri! Do të diskutojmë për procesin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama mbërriti mbrëmjen e sotme në Beograd, aty ku edhe përmbylli turin e tij ballkanik. Ai u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, me të cilin pati dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se me Vuçiç do të diskutojë në mënyrë shteruese për procesin e Berlinit.

“Duhet dakordësi mbi planin franko-gjerman. Ne nuk biem dakord por kjo  nuk na pengon të punojmë bashkë. Zvarritja e asociacionit për komunat serbe, gabims strategjik. Do të diskutojmë për procesin e Berlinit, të mos humbasim kohë dhe eenergji me pasoja të pakthyeshme. Ne duam paqe, nuk është vetëm deklaratë por ne po punojmë për këtë.”-tha ai.

Sa i përket situatës në Kosovës, Rama tha se rruga e vetme është ajo e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Sipas tij askush nuk duhet të nënvlerësojë përshkallëzimin e tensionit në veri.

“Rruga e vetme është jo rruga e rritjes së tensioneve, por rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Nuk dua të përsëris në Beograd çfarë kam thënë në Prishtinë, por dua të shtoj se askush nuk duhet ta nënvlerësojë përshkallëzimin e tensionit”, mësohet të jetë shprehur Rama.

The post Rama takon Vuçiç në Beograd: Askush të mos nënvlerësojë përshkallëzimet në veri! Do të diskutojmë për procesin e Berlinit appeared first on Newsbomb Albania.