Rama nis sot turin ballkanik, takimet nisin nga Maqedonia e Veriut

Kryeministri Edi Rama do të nisë ditën e sotme një tur në Ballkan, në kuadër të Procesit të Berlinit. Turi i Ramës është dy ditor (6-7 korrik), ku kryeministri do të udhëtojë drejt Beogradit, Sarajevës, Prishtinës dhe Shkupit. Rama e nis në Maqedoninë e Veriut turin dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku […] The post Rama nis sot turin ballkanik, takimet nisin nga Maqedonia e Veriut appeared first on Newsbomb Albania.

Rama nis sot turin ballkanik, takimet nisin nga Maqedonia e Veriut

Kryeministri Edi Rama do të nisë ditën e sotme një tur në Ballkan, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Turi i Ramës është dy ditor (6-7 korrik), ku kryeministri do të udhëtojë drejt Beogradit, Sarajevës, Prishtinës dhe Shkupit.

Rama e nis në Maqedoninë e Veriut turin dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku do të kalojë mbrëmjen. Më 7 korrik, Rama do të udhëtojë për në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë.

Kujtojmë që kreu i qeverisë do të jetë sot në Kosovë, por si duket nuk do të ketë një takim me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit dje në një deklaratë i vuri kusht Ramës, duke thënë se nuk do të takohej me të nëse nuk do të kishte mbledhje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhja ishte parashikuar të mbahej pak javë më parë, por u anulua nga Shqipëria për shkak të tensioneve në veri.

“Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsyeshme ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anuluar“, tha Kurti.

Edhe pse s’do të ketë takim Rama-Kurti, kryeministri do të jetë në Prishtinë dhe do zhvillojë një takim me Presidenten Vjosa Osmani.

The post Rama nis sot turin ballkanik, takimet nisin nga Maqedonia e Veriut appeared first on Newsbomb Albania.