Kovaçevski për Siljanovska Davkovën: As nuk pres dhe as nuk kërkoj falje për fyerjet, ajo është e falur nga unë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e sotëm në manifestimin me rastin e promovimit të Manifestit të përgatitur nga Rinia Socialdemokrate e Maqedonisë, tha se dënon The post Kovaçevski për Siljanovska Davkovën: As nuk pres dhe as nuk kërkoj falje për fyerjet, ajo është e falur nga unë appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .

Kovaçevski për Siljanovska Davkovën: As nuk pres dhe as nuk kërkoj falje për fyerjet, ajo është e falur nga unë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e sotëm në manifestimin me rastin e promovimit të Manifestit të përgatitur nga Rinia Socialdemokrate e Maqedonisë, tha se dënon çdo gjuhë të urrejtjes, veçanërisht nëse ka të bëjë ndaj një gruaje, përcjell FLAKA.

“Dua të dënoj shumë qartë çdo fjalim urrejtjeje që shprehet nga cilido politikan apo person në vend, veçanërisht ndaj një gruaje dhe dua të dërgoj një mesazh që kjo të mos ndodhë më”, tha Kovaçevski.

Në të njëjtën kohë, Kovaçevski ka treguar se nuk do të komentojë për fyerjet e drejtuara ndaj tij nga kandidatja për kryetare të VMRO DPMNE-së, Gordana Siljanovska.

“Nuk do t’i komentoj fyerjet që më ka bërë kandidatja për president të VMRO-DPMNE-së, as nuk pres e as nuk kërkoj falje, ajo është e falur nga unë”, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. FLAKA

The post Kovaçevski për Siljanovska Davkovën: As nuk pres dhe as nuk kërkoj falje për fyerjet, ajo është e falur nga unë appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .