Krasniqi: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin që i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. “Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të […]

Krasniqi: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite
krasniqi:-mirenjohje-per-te-gjithe-ata-qe-kane-punuar-me-vite

krasniqi:-mirenjohje-per-te-gjithe-ata-qe-kane-punuar-me-vite

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin që i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën. Veçanërisht, e falënderoj mikun tim, Iulian Bulai, deputetin rumun, i cili si Kryetar ne APKE i grupit te ALDE-s, anëtare e së cilit është edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuar ne çdo hap të këtij procesi”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shkruar se tash me optimizëm, angazhim dhe lobim, presin votimin final të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet pas një muaji.